Gjyshi i 4 vjeçares dhe xhaxhai i 18 vjeçares, që humbën jetën tragjikisht duke u mbytur në det, rrëfen momentet e tmerrit që përjetoi familja e tyre.
Ai ka treguar për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj tragjedie se vajzat i kishin kërkuar leje të futeshin për herë të fundit në det përpara se të ktheheshin në shtëpi, shkruan “Panorama”.
“Ishim duke pushuar si familje. Kemi disa ditë që pushojmë këtu te ‘Shkëmbi i Kavajës’. Po bëheshim gati të largoheshim nga plazhi për t’u kthyer në shtëpi. Vajzat thanë të futemi edhe një herë në det, para se të largohemi për në shtëpi. I lejova dhe i këshillova të mos largoheshin, pasi nuk dinin not. Vajza e madhe e mbante përdore vajzën e vogël dhe u futën e po luanin në breg të detit. Për një moment u përqendruam diku tjetër, duke munduar se ndodheshin akoma në breg. Pas pak minutash nisëm të shqetësoheshim, pasi nuk po i shikonim gjëkundi. Menduam se kishin ngatërruar vendin ku rrinim. Por nuk na shkonte mendja se do të ishin mbytur…”, mësohet të ketë thënë ai.
Në plazhin e Durrësit mungojnë rojet bregdetare, duke sjellë dhe tragjedi të tilla.
Trupi i 4 vjeçares u gjet i pari, kurse pas disa orësh kërkimesh intensive, policia njoftoi se kishte gjetur trupin e pajetë të Irma Hidës, e cila rezultonte e zhdukur prej pasdites së të shtunës.
Kushërirat 4 dhe 18 vjeçe nga Elbasani kishin ardhur për pushime në plazhin e Durrësit te “Shkëmbi i Kavajës”, së bashku me gjyshin e 4 vjeçares, njëkohësisht xhaxhai i adoleshentes, shkruan “Panorama”.
Ato kishin kërkuar leje te 56vjeçari të futeshin në det për herë të fundit atë ditë (rreth orës 17:30 të pasdites së të shtunës), por nuk u kthyen më të gjalla në breg të detit.
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit