LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Mal të Zi, humbën jetën 11 persona – MPB jep informacione të reja

Tragjedia në Mal të Zi, humbën jetën 11 persona – MPB jep informacione të reja

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq tha se e gjithë udhëheqja e Drejtorisë së Policisë aktualisht ndodhet në Cetinje dhe se të gjitha segmentet e krimit të sotëm, përfshirë likuidimin e vrasësit, janë duke u hetuar rastin e humbjes së 11 jetëve.

Ai tha se nuk ka informacion për bashkëqytetarin që vrau autorin e këtij krimi.

“Zbardhja e gjithçkaje që ka ndodhur është në vazhdim e sipër, nuk mund të japim informacion të parakohshëm. Besojmë se policia do të bëjë gjithçka në mënyrë profesionale, nëse do të rezultojë se ka pasur disa lëshime gjatë aksionit të policisë, do të bëhet publike”, tha ai, duke shtuar se nuk do të paragjykojë askënd.


Detaje nga tragjedia në Mal të Zi, 11 të vrarë dhe 6 të plagosur
Lexo po ashtu Detaje nga tragjedia në Mal të Zi, 11 të vrarë dhe 6 të plagosur

Ai po ashtu ka shtuar se sipas informacioneve që ka, polici i plagosur ka tentuar ta ndalë vrasësin dhe me atë rast ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe shpatullës, raporton rtcg.

“A mund të kishte reaguar ndryshe, mbetet për t’u parë. Le të tregojmë unitet në këto momente të vështira”, tha ministri.

Masakra në Mal të Zi, reagon Abazoviq: Një tragjedi që nuk është parë
Lexo po ashtu Masakra në Mal të Zi, reagon Abazoviq: Një tragjedi që nuk është parë

Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviq tha se incidenti në Cetinje ishte një tragjedi e paprecedentë dhe se Mali i Zi ka humbur shumë.

“Të gjithë jemi të tronditur, kërkojmë nga qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e të vdekurve, të plagosurit, disa prej të cilëve fatmirësisht janë jashtë rrezikut, u dëshirojë shërim të shpejtë”, tha ai.

Abazoviq theksoi se MPB-ja dhe Spitali i Cetinjes janë të gatshëm për çdo lloj mbështetje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori