LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Beograd: Babai i të dyshuarit për vrasjen e nxënësve në shkollë mohon fajësinë

Tragjedia në Beograd: Babai i të dyshuarit për vrasjen e nxënësve në shkollë mohon fajësinë

Ndërsa kalon e para nga tre ditët e zisë në Serbi pas tragjedisë në shkollën fillore të Beogradit, kur një 13-vjeçar vrau nëntë veta, babai i tij mohoi në seancë se ai e kishte trajnuar djalin e tij për të përdorur armë zjarri, derisa prokuroria njoftoi se do të kërkoj paraburgim.

Më herët të premten, autoritetet në Serbi njoftuan dhe më pas miratuan masa për të shtrënguar kontrollin e armëve, mbulimin mediatik dhe kufizimin e përmbajtjes në internet për fëmijët.


Në shenjë solidariteti me Serbinë, e premtja është shpallur ditë zie në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa në Mal të Zi do të jetë të dielën.

Një nxënëse franceze në mesin e viktimave në shkollën në Beograd
Lexo po ashtu Një nxënëse franceze në mesin e viktimave në shkollën në Beograd

Në Beograd, një nga qytetet më të mëdha në Ballkan, zakonisht është me nxitim dhe zhurmshëm, por në 48 orët e fundit mbizotëron heshtja, veçanërisht në zonën përballë shkollës ku një numër i madh njerëzish vendosen lule dhe lodra dhe ndezin qirinj.

Nxënësi i dyshuar i klasës së shtatë, inicialet e të cilit janë K. K, ka vrarë me armë zjarri tetë fëmijë dhe një roje shkolle dhe ka plagosur gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese, njofton policia.

Të gjithë fëmijët e vrarë kanë lindur nga viti 2009 deri në vitin 2011. Viktimat ishin shtatë vajza dhe një djalë, mes të cilëve një shtetas francez, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e atij vendi.

“Dy djem nga spitali në Tiršova janë liruar në shtëpi, vajza është në gjendje kritike. Vajza tjetër e lënduar dhe mësuesja do t’i nënshtrohen edhe një operacioni tjetër”, tha në konferencën për media, ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq.

Policia ka ndaluar babanë dhe nënën e djalit të dyshuar 13-vjeçar.

Babai i tij, i cili u ndalua për 48 orë, të premten duhet të merret në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike.

Adoleshenti që dyshohet se vrau nëntë persona kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra
Lexo po ashtu Adoleshenti që dyshohet se vrau nëntë persona kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra

Djali i dyshuar për krim, i cili, sipas zyrtarëve policorë, kishte planifikuar me kujdes sulmin për një kohë të gjatë dhe që përdori armën e të atit, pas ekzaminimeve psikiatrike dhe toksikologjike është vendosur në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj tha përfaqësuesja e familjes së djalit, tha Irina Boroviq për tanjug.

Ndërsa Beogradi dhe Serbia po mbajnë zi për të vrarët dhe shprehjet e ngushëllimit po vërshojnë nga e gjithë bota, sindikatat e arsimit në disa qytete kanë pezulluar mësimet në shkolla.

“Ne kishim mësim një ditë pas tragjedisë, por fëmijët ishin të shqetësuar për sigurinë. Ata janë të frikësuar dhe të trishtuar. Sot nuk kemi mësim, por duam të ofrojmë mbështetje dhe të identifikohemi emocionalisht me njëri-tjetrin”, tha për BBC në serbisht Hana Vuçiçeviq, mësuese e edukimit muzikor në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Beogradin e Ri.

Për të ndërtuar viktimave kishte ardhur edhe Branislav Gorçobija, ndihmës drejtor në shkollën fillore “Borislav Pekiq” në Beogradin e Ri.

“Jemi pa fjalë nga pikëllimi. Sot nuk kishte mësim. Nuk ka mësim në shumicën e shkollave në Beogradin e Ri. Nxënësit i njoftuam se sot nuk mund të mbajmë mësim. Ky është tmerr. Çfarë do të bëjmë dhe si do të vazhdojmë”, thotë ai.

Babai i të dyshuarit e mohoi fajin

Më shumë se tre orë ka zgjatur marrja në pyetje e V.K., babait të të dyshuarit për vrasjet në shkollën “Vladislav Ribnikar”.

Prokuroria e lartë publike njoftoi se V.K. akuzohet për krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme.

I dyshuari e mohoi fajësinë gjatë seancës.

Prokuroria njoftoi se i propozoi gjyqtarit që prindit ti caktoj masën e paraburgimit për që të mos ndikoj te dëshmitarët, në mënyrë që të mos përsëriste krimin brenda një kohe të shkurtër dhe për shkak të shqetësimit publik.

Gjithashtu dyshohet se V.K ka vepruar në kundërshtim me rregulloret për ruajtjen e sigurt të armëve dhe municionit në mënyrë që të mos vihen në posedim të personave të paautorizuar, pra të mbyllen dhe të ndahen veçmas në kasaforta, kasa apo kabinete të ngjashme që nuk mund të hapet lehtësisht.

Supozohet se, nxënësi i dyshuar është penalisht i papërgjegjshëm pasi nuk i ka mbushur ende 14 vjeç.

Me iniciativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Qeveria e Serbisë miratoi masa të reja për kontrollin dhe posedimin e armëve –

BBC foli me një ekspert ligjor i cili beson se ulja e kufirit të moshës për krimet të rënda mund të jetë një zgjidhje.

Në vitin 2019 është vlerësuar se në Serbi ka 39.1 armë për 100 banorë, sipas të cilave Serbia ndan vendin e tretë në botë, së bashku me Malin e Zi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Jemenit.

Të dhënat e organizatës Small Arms Survey tregojnë se në Serbinë me një popullsi prej 6.7 milionë banorësh ka 2.7 milionë armë, nga të cilat 1.5 milionë janë të paregjistruara. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori