LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Gjermani, dy fëmijë gjejnë vdekjen pas përmbysjes së një autobusi shkollor – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Tragjedi në Gjermani, dy fëmijë gjejnë vdekjen pas përmbysjes së një autobusi shkollor – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur afër Eisenach në Gjermani, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen dy nxënës.

Sipas policisë, 22 fëmijë, të moshës 8-11, ishin në një autobus shkollor që u rrotullua në një rrugë të ngrirë rreth orës 7:30 të mëngjesit të së enjtes, më pas ra në një hendek dhe u përmbys disa herë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ekipet e urgjencës, arritën shpejt në vendin e ngjarjes, ndërsa zëdhënësja e policisë Alexandra Hoodt tha në mesditë se përveç dy të vdekurve, pesë fëmijë u plagosën rëndë në përplasje.

Ata janë të vendosur në klinikat në Eisenach, Mühlhausen dhe Gotha.

Gjithashtu është bërë e ditur se 15 djem dhe vajza gjithashtu u plagosën lehtë, si dhe shoferi i autobusit, të cilët gjithashtu u transferuan në spitalet afër.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Wartburg konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve këtë mëngjes.

Departamenti i zjarrit zbuloi kufomat vetëm kur autobusi ishte ngritur me një vinç të madh, shpjegoi shefi i operacioneve, Jens Claus.

Ndryshe, ky është aksidenti i dytë me autobus të një shkolle në të njëjtën ditë në Gjermani.

Në Bavari, nëntë fëmijë u lënduan kur një autobus shkollor doli nga rruga dhe goditi një pemë.

Për fat të mirë, nga ky aksident nuk ka ndonjë të lënduar rëndë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori