Luan Rama
E habitshme kur në morinë e rrjedhës njerëzore, të ndalosh një çast i tërhequr nga një objekt, imazh, fytyrë apo shenjë, që çuditërisht të stopon, të detyron të qëndrosh ballë saj, ta shohësh një çast, të harrohesh pas saj dhe të shkosh pastaj duke e parë po atë imazh, jo realen, por imazhin e dyzuar, atë që syri sapo ka regjistruar duke e fiksuar në “dhomat” e kujtesës. Semiologji mistike!
Kështu kishte ndodhur me mikun tim piktor, kur duke kaluar në një nga rrugët e qytetit, në një vitrinë, fotografia e një libri e grishi menjëherë me gjuhën e heshtjes, me ata sy të trishtë dhe ku ndoshta ai mendoi: “Ja një grua tepër e trishtë! Më e trishtë se unë”!…
Cila është kjo grua? Përse këtu? Në një libër të saj?… Ishte Virginia Woolf.
Diku kishte dëgjuar për të. Shkrimtarja angleze e vetëvrarë në vitin 1941. Ai trisht dukej se e kishte çuar vërtet drejt vetëvrasjes… Dhe, piktori ulur në stolin e atelierit të tij, atje mes atij dekori plot portrete, ngjyra, peizazhe, portretesh të lëna përgjysmë, rishihte përsëri të njëjtin portret. “O Zot, ç’trishtim i madh në sytë e kësaj shkrimtareje!” – kishte pëshpëritur sërrish ai dhe ajo fytyrë e ngjizur në xhelatinën e syrit i rishfaqej sërish. Kishte një dëshirë të çuditëshme për të mos u larguar. Ndoshta jo ajo, mendoi ai, por unë! Vallë kërkon të më flasë? Çfarë? Ajo ka vdekur gati 70 vjet më parë… Pastaj si mund të flas me të?
Dhe, ai mori lapsin. Nuk ishte dora e tij. Kushedi ç’frymë mistike e drejtonte atë dorë drejt atij portreti. Ishte Virginia, gruaja londineze, biseksualja, gruaja që e donte shumë burrin e saj hebre e të varfër, gruaja e dashuruar me një grua tjetër, biseksuale dhe ajo, gruaja me britmën e feminizmit dhe të lirisë. Dhe, tiparet e saj nisën të ravijëzohen shpejt, me nxitim, nga frika se mos ai imazh i ikte, i zhdukej dhe nuk do ta kapte më. Por, ajo qëndronte aty, me një dëshirë të çuditshme, pas vdekjes!
Sy të futur, të vrarë, të lodhur nga jeta dhe mungesa e dashurisë. “Ç’portret!” – mendoi ai. Tragjedia e ravijëzuar brenda një portreti, shkruar mbi të, me lapës, pa ngjyra, pa artifice, thjesht, dëshpërimi i madh! Mjafton dhe një portret për të thënë se cili je. Një portret si në antikat greke, por me një frymë moderne. Ai skiconte ballin e lartë, mjekrën e saj të rregullt, gushën e tërhequr kushedi nga ç’dhimbje, apo një klithje e mbetur në honet e saj pa mundur të dalë!
Piktori po përfundonte portretin e tij, ndërsa unë shikoja atë grua pothuaj 60-vjeçare që mbushte xhepat e saj me gurë, në fshatin e saj Rodmell, për të ecur drejt lumit me një hap të ngadaltë, të vendosur, funebër, për të shkelur mbi ujërat Ouse dhe për të kërkuar kushedi ç’prehje në ato ujëra të thella. Vallë kërkonte Orlandon?… Apo një dhomë për veten e saj, siç shkruante në veprën “A Room of One’s Own” – një dhomë të paqtë për të shkruar një vepër romaneske, çka ajo nuk mundi ta shkruante përsëri… Këtë do ta shkruanin të tjerët për të.
Nga një imazh i kapur shpejt në rrugë, piktori Agim Musabelliu arriti të japë dramën e një prej shkrimtareve më të mëdha të shekullit XX… Portretin e një gruaje që nuk arriti ta gëzojë shekullin dhe lavdinë e saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

“Gjurmë Shqiptare”: Pikturat parahistorike dhe fortifikimet e lashta në Devoll - tokën ku rrjedhtë Diaboli - Lumi i Djallit (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit