LAJMI I FUNDIT:

Trafostacion dhe largpërçues i ri në Devë të Gjakovës

Trafostacion dhe largpërçues i ri në Devë të Gjakovës

Furnizimi me energji elektrike më nuk do të jetë problem për banorët e fshatit Devë të Komunës së Gjakovës. Rreth 1 mijë banorë të këtij fshati tashmë janë kyçur në trafostacionin e ri i cili do t’ u sigurojë furnizim më stabil me energji elektrike.

Drejtori për Shërbime Publike në komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati tha se investimet në këtë fshat kanë ndikim në shumë aspekte.


“Investimet e KEDS kanë qenë të domosdoshme dhe mjafte efektive besoj për këtë pjesë. Trafo stacionet kanë qenë në një gjendje jo të mirë që përveq problemeve me energji kanë rrezikuar edhe banorët. Besoj se do të ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e rrjetit”, tha ai.
Kastrati tha se gjatë këtij viti Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, në komunën e Gjakovës ka investuar në rehabilitim të rrjetit, shtylla, e trafo stacione.

Në anën tjetër inxhinierët e KEDS kanë deklaruar se këto investime janë planifikuar me parametrat më të lartë teknik.

“Me ndërtimin e trafo stacionit të ri kemi zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike në dy lagjeve të fshatit (lagjja Deva dhe lagjja Bobi). Këto dy lagje më herët energjinë elektrike e kanë marrë nga TS i vjetër i fshatit i cili ka qenë 2.5 km larg dhe rrjeta ka qenë shumë e dëmtuar prandaj dhe nuk kanë pas energji stabile”, thonë inxhinierët e KEDS-it.

Sipas tyre trafo stacioni dhe largpërçuesi është ndërtuar sipas të gjitha normave teknike.

“Trafo stacioni është i tipit kapriat me transformator 160 kVA dhe i kompletuar. Largpërçuesi përbëhet prej 12 shtyllave të betonit të kompletuara me konzolla dhe izolator. Rrjeta e tensionit ulët përbëhet prej 12 shtyllave dhe 900 metrave kabull ABC”, thonë inxhinierët e KEDS-it.

KEDS ka prezantuar n ë fillim të këtij viti Master Planin e rinovimit të rrejtit elektrik në Kosovë, i cili parasheh që në një periudhë 10 vjeçare të investohen rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/