LAJMI I FUNDIT:

Trafo për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Prizren

Trafo për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës  në Prizren

Familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe rasteve sociale në Prizren do të përfitojnë një trafo të re.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka planifikuar që të vendos një trafo për ndërtesën e përbashkët të këtyre familjeve, e cila gjendet afër gjimnazit “Loyola” në Prizren.


Kuvendi i Prizrenit, të enjten me shumicë votash ka miratuar kërkesën e KEDS-it, që në hapësirën publike të vendoset trafoja për këto familje.

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Visar Islamaj, tha se ky investim i KEDS-it, është një ndihmë e madhe për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe rasteve sociale.

“Vendosja e trafos është në interes të këtyre familjeve, prandaj Komuna duhet t’ia lëshojë hapësirën publike”, tha Islamaj.

Ndërkaq, pro lejimit të hapësirës publike për vendosjen e trafos kanë qenë edhe kuvendarët e Prizrenit.

Kuvendari i PDK-së, Alush Shala tha se duhet të falënderohet KEDS-i për interesimin që ka treguar për vendosjen e trafos në ndërtesën e re të familjeve të dëshmorëve.

“Duhet të falënderohet KEDS-i për këtë investim, prandaj kuvendarët e PDK-së do të votojnë pro vendosjes së trafos në hapësirën publike”, tha Shala.

Me shumicë votash, Kuvendi i Prizrenit ka miratuar kërkesën e KEDS-it për vendosjen e trafos në hapësirën publike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ditë më parë premtoi se investimet në komunën e Prizrenit nuk do të mungojnë as sivjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori