LAJMI I FUNDIT:

Tradita vazhdon në Prizren, furra që përgatitë 800 pitajka brenda një dite (Video)

Tradita vazhdon në Prizren, furra që përgatitë 800 pitajka brenda një dite (Video)

Haki Ferati ka 69 vite që ushtron zanatin e furrtarit, të cilën e ka traditë nga të parët e tij.

Sot, ai është 79 vjeçar dhe nuk ndalet as edhe një ditë në ushtrimin e tij. Ndërsa punën më të madhe e ka gjatë muajit të Ramazanit, ku brenda një ditë arrijnë të gatuajnë 800 pitalka.


Haki Ferati, pronar i furrës “Te Hakija”, ka thënë se pitajkat mbetën simbol i Prizrenit, e sidomos gjatë Ramazanit.

“Përafërsisht qesim nja 700-800 copa pitajka…Më herët kemi qitë edhe më shumë por po flasim për tash. Kemi qitë edhe dy mijë copa në ditë, por tash nuk shiten shumë”, thotë për RTV Dukagjinin, Haki Ferati.

“Te Hakija”, është ndër furrat më të njohura në Prizren. Familja Ferati, ka pothuajse  200 vite që ka arrit të ruajë zanatin e furrtarit. Tash është gjenerata e katër.

“Punojmë familjarisht. Prej se e kemi filluar këtë zanat ndihmojmë gjithë familja. Pse të marrim punëtorë kur mundemi edhe ne të bëjmë këtë punë. Zanatin e ka filluar vjehrri, ne tjerët po shkojmë traditës së tij. Në Ramazan kemi më shumë punë pasi bëjnë porosi”, tregon Haxhere Ferati.

Kërkesën më të madhe kjo furrë e ka gjatë muajit të Ramazanit.  Klientët duhet të vijnë dy orë më herët para iftarit, të sjellin hargjin dhe  të zënë rend.

“Vij shpesh në këtë furrë pasi punoj në këtë lagje. Edhe bukën në mëngjes e marrim këtu, i bëjnë shumë të mira…Vij këtu edhe për shkak se familjarisht janë shumë të sjellshëm i presin mirë klientët”, tregon klientja e furrës, Selime Krasniqi.

Të gjithë klientët që vijnë në këtë furrë, i janë besnik për vite më radhë. Sipas tyre, ajo që e dallon këtë furrë përveç mikpritjes, janë pitajkat e veçanta që ata dinë të gatuajnë.

“Në këtë furrë jam klient prej një dekade. I njoh furragjinjtë nga lagjja që nga fëmijëria. Gjatë kohës së Ramazanit jam myshteri standard në këtë furrë”, shprehet Afrim Morina.

79 vjeçari Haki Ferati, ka thënë se këtë traditë të Prizrenit e mban mend prej që kur ishte fëmijë. Dhe sipas tij, atmosfera gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit mbetët më e mira./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori