Tradita që vazhdon – motoristët zviceranë vizitojnë përsëri Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin, ka pritur një grup motoristësh zviceranë që po vizitojnë qytetin në kuadër të një udhëtimi tradicional që zhvillohet prej vitesh.
Gjatë takimit, kryetari Hyseni ka theksuar mikpritjen dhe energjinë pozitive që e karakterizon Gjilanin, duke vlerësuar se ky qytet mbetet gjithmonë një destinacion i hapur e i mirëseardhur për miqtë nga jashtë, përcjell Telegrafi.
“Ishte një ndejë fantastike me atmosferë miqësore. Ishte kënaqësi t’i pres dhe t’iu tregoj për bukuritë e qytetit tonë dhe për energjinë që Gjilani e përcjell në çdo rrugë”, u shpreh Hyseni.
Motoristët zviceranë u shprehën të impresionuar me mikpritjen e qytetarëve të Gjilanit dhe bukuritë e rajonit, duke theksuar se do të vazhdojnë ta vizitojnë rregullisht qytetin që tashmë e ndjejnë si “shtëpi të dytë”. /Telegrafi/

















































