2020 ka qenë një udhëtim i ‘egër’, madje as të famshmit nuk kanë qenë imun ndaj tij.
Gjatë 12 mujave të fundit, ka pasur shumë skandale të të famshmëve që kanë tronditur plotësisht botën – ose të paktën mund të themi Hollywoodin.
Pavarësisht nga fakti se të gjithë po qëndrojnë në shtëpi më shumë se zakonisht, yjet tanë të preferuar kanë arritur në mënyra të tjera të nxisin paksa dramë për të na argëtuar, duke përfshirë këtu çiftin Kim Kardashian e Kanye West.
Mbi të gjitha, ky ishte viti që shumë njerëz flisnin për keqtrajtime dhe kishin më shumë kohë për të ndarë në rrjetet sociale atë që po bënin, kështu që polemika do të ndodhte. Dhe ndodhi, ka kaq shumë momente të mëdha të artistëve këtë vit sa nuk do t’i harrojmë kurrë.
Midis dënimeve me burg, romancave e ndarjeve dhe ‘shfrenimeve’ të papritura në Twitter, më poshtë ua sjellim skandalet më të mëdha të të famshmëve që u shpalosën në 2020.
Akuzat ndaj Ellen DeGeneres
Disa muaj më parë një temë rreth Ellen u bë virale në Twitter, reagimi kundër saj ishte i vërtetë, veçanërisht sepse punonjësit pretenduan se nuk po mbaheshin të azhurnuar për shfaqjen që do të rifillonte xhirimet në fillim të këtij viti. Skandali vazhdoi kur u botua një lajm i BuzzFeed rreth mjedisit toksik të punës në ‘Ellen Show’. Përfundimisht, Ellen kërkoi falje në shfaqjen e saj, duke premtuar se do të bënte më mirë në të ardhmen.
Dënimi i Harvey Weintein
Pas akuzave për sulm seksual ndaj Harvey Weinstein që u vënë në pah, e pas betejës gjyqësore që pasoi në mars, regjisori me famë botërore u dënua me 23 vite burgim dhe këto për veprime seksuale të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë.
Deklaratat skandaloze të Kanye West në Twitter
Mes kandidimit të Kanye për President, kishte edhe disa raste kur ai goditi në ‘Twitter’ me deklarata për gruan dhe fëmijët e tij. Ishte koha që zbuloi se donte të abortonte vajzën e tij, North, në momentin kur ai dhe Kim ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Më vonë, Kim bëri një status në rrjete sociale për të treguar më në detaje për çrregullimet bipolare të bashkëshortit Kanye West.
“Siç e dini shumë nga ju, Kanye ka çrregullim biolar. Kushdo që e ka këtë gjë ose që ka një njeri të dashur në jetën e tyre, i cili e ka, e di sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme është ta kuptosh. Nuk kam folur kurrë publikisht për mënyrën si ka ndikuar kjo te ne për t’u treguar e kujdesshme ndaj fëmijëve, por edhe sepse Kanye ka të drejtën e privatësisë rreth shëndetit të tij. Por sot ndjej se duhet të flas për këtë gjë, për shkak të stigmës dhe koncepteve të gabuara rreth shëndetit mendor”.
“Ai është një njeri i shkëlqyer, por i ndërlikuar, si pasojë e presionit të të qenit artist, njeri me ngjyrë, dhimbjes nga humbja e nënës së tij dhe duhet të përballet me presionin dhe izolimin e çrregullimit bipolar. Ata që e njohin e dinë çfarë zemre ka dhe e kuptojnë që ndonjëherë fjalët nuk përputhen me qëllimet e tij”, ka thënë Kim.
Dënimi me burg i Lori Loughlin
2020 ishte viti me të cilin po ashtu u mbyllën edhe skandalet e pranimeve në kolegje.
Lori, e cila u dënua me dy muaj burg, do të paguajë 150 000 dollarë gjobë, do të qëndrojë e mbikëqyrur nga një person dhe do të kryejë 100 orë shërbim komunitar.
Bashkëshorti i saj në anën tjetër u dënua me 5 muaj burg do të paguajë një gjobë prej gati 250 000 dollarë dhe do të duhet patjetër të kryejë 250 orë shërbim komunitar, për shkak se ka qenë iniciatori kryesor në këtë skemë mashtrimi.
Në vitin 2019 Loughlin dhe Giannulli paguan 500 000 dollarë ryshfet që dy vajzat e tyre të pranoheshin në ‘University of Southern California’ duke u regjistruar ilegalisht si anëtare të grupeve sportive të universitetit.
‘Megxit’
Në janar, Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan se do të tërhiqeshin nga jeta mbretërore, duke zbuluar në një deklaratë në Instagram planet e tyre për t’u bërë ‘të pavarur financiarisht’ dhe të kalojnë kohën e tyre si në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut. Pasi përmbushën detyrimet e tyre të fundit mbretërore në mars, Meghan dhe Harry tani po jetojnë në Kaliforni me djalin e tyre, Archie.
Skandali i Princit Andrew vazhdoi…
Duke folur për familjen mbretërore … pas intervistës së Princit Andrew në lidhje me Jeffrey Epstein në fund të vitit 2019, viti tjetër nuk ishte i mirë për të, veçanërisht pasi ai do të tërhiqej nga detyrat mbretërore. Gjithnjë e më shumë detaje rreth lidhjes së pretenduar të Andrew me Epstein vazhduan të dilnin në dritë dhe duket se ky skandal nuk ka mbaruar kurrë.
Divorci i Justin Hartley dhe Chrishell Stause
Pas kërkesës së Justin Hartley për divorc nga Chrishell Stause në nëntor të vitit 2019, fansat panë dramën në “Selling Sunset”, kur episodet e reja u shfaqën gjatë këtij viti në Netflix. Sipas këndvështrimit të Chrishell, ajo do të ishte verbuar plotësisht nga paraqitja, dhe kjo çoi në shumë debate mes fansave se kush kishte gabuar.
Divorci i zhurmshëm i Kelly Clarkson
Në qershor, Kelly Clarkson befasoi fansat kur bëri kërkesë për divorc nga Brandon Blackstock, dhe deri më tani, ndarja ka rezultuar të jetë shumë e përzier. Ish-vjehrri i saj, Narvel Blackstock, ka paditur këngëtaren për miliona dollarë pasi pretendon se ajo kurrë nuk pagoi agjensinë e tij të talenteve për përfaqësimin e saj, megjithëse Kelly i ka kundërshtuar këto pretendime ligjërisht.
Në dhjetor, biondes iu dha kujdestaria kryesore e fëmijëve të tyre, River, 6 vjeçe dhe Remington, 4 vjeç.
Festa e Ditëlindjes së Kim Kardashian
Pavarësisht nga fakti që distancimi shoqëror dhe qëndrimi në shtëpi kanë qenë temat kryesore të vitit 2020, Kim Kardashian doli jashtë kësaj për ditëlindjen e 40-të, dhe kjo përfshinte udhëtimin në një ishull privat me familjen dhe miqtë e ngushtë.
Pas publikimit të disa fotografive nga festa e ditëlindjes, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u kritikua për udhëtimet gjatë një pandemie dhe vënien në rrezik të punëtorëve në ishull.
Afera e Jada Pinkket me August Alsina
Pas lajmeve për tradhti, Jada Pinkett Smith ka qenë së bashku me bashkëshortin e saj, Will Smith, në Red Table Talk, ku njëherësh vuri rekord të ri në Facebook për episodin origjinal më të shikuar brenda ditës së parë të publikimit. Tregimi i aktores për aferën me këngëtarin August Alsina ishte i vërtetë dhe u shikua mbi 12 milionë herë brenda 16 orëve të para.
Jada ka shpjeguar se ishte miqësuar me këngëtarin para katër vitesh, gjatë kohës kur ajo dhe Will po kalonin një periudhë të vështirë dhe jetonin ndaras. Me Alsinan (i cili asokohe ishte 23 vjeçar) ishin njohur përmes djalit të çiftit, Jaden Smith.
Komentet rreth COVID-19 të Vanessa Hudgens
Në mars, Vanessa u kritikua për komentet që bëri në lidhje me pandeminë e coronavirusit dhe siç raportuan tabloidet e huaja ajo në një postim në InstaStory shkroi, “Edhe nëse të gjithë do e marrim, njerëzit do të vdesin që është një gjë e tmerrshme, por e pashmangshme”.
Këto komente bënë që ajo të bëjë një tjetër postim në rrjete sociale dhe t’u kërkojë falje fansave.
“E kuptoj që fjalët e mia ishin të papërshtatshme për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë dhe bota. Unë po ju dërgoj urime të përzemërta që të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe”.
‘Lufta’ mes Alison Roman dhe Chrissy Teigen
this is a huge bummer and hit me hard. I have made her recipes for years now, bought the cookbooks, supported her on social and praised her in interviews. I even signed on to executive produce the very show she talks about doing in this article. https://t.co/9xrvQBInAp
— chrissy teigen (@chrissyteigen) May 8, 2020
Në një intervistë në maj 2020 me New Consumer, autorja e librave të gatimit, Alison Roman, tha se ajo që bëri Chrissy me karrierën e saj në botën e ushqimit ishte ‘e tmerrshme’. Si një fanse e Alison, Teigen pranoi në një postim të ndarë në rrjete sociale se ishte lënduar nga komentet. Më vonë, Roman kërkoi falje duke theksuar, “Kam nevojë të kërkoj falje zyrtare. I përdora emrat e tyre për të nxjerrë në pah veten time dhe nuk kam asnjë justifikim. U tregova budallaqe, e pakujdesshme dhe e pandjeshme”.
Skandali Lily James & Dominic West
Lily James u fotografua duke u puthur me Dominic West – i cili ka qenë i martuar me Catherine Fitzgerald për një dekadë dhe kjo ngjalli polemika të shumta. Dominic dhe Catherine në anën tjetër pozuan për foto jashtë shtëpisë së tyre, duke ndarë një shënim që siguroi botën se martesa e tyre ishte shumë mirë – megjithëse fansat me siguri kanë dyshimet e tyre.
Fejesa e Demi Lovatos
Fansat u habitën kur Demi Lovato njoftoi fejesën me aktorin Max Ehrich pas vetëm katër muajsh lidhje. Por pas thashethemeve se Max po e përdorte Demi për famë (dhe se ai ishte në të vërtetë i interesuar për ish-shoqen e saj, Selena Gomez), Demi i dha fund gjërave në shtator.
Që atëherë, Max ka vazhduar të postojë në lidhje me ndarjen në rrjetet sociale, megjithëse këngëtarja amerikane duket se ka ecur përpara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje