LAJMI I FUNDIT:

Toyota zbulon GR Hilux-in e ri për Rally Dakar-in e ardhshëm

Toyota zbulon GR Hilux-in e ri për Rally Dakar-in e ardhshëm

Pas emrit GR DKR Hilux T1 + qëndron një kamionetë e Toyota-s që përdor një motor V6 biturbo 3.5 litra.

Për edicionin e ardhshëm të Dakar Rally prestigjioz, i cili fillon më 2 janar në Arabinë Saudite, Toyota dhe departamenti i saj Gazoo Racing kanë përgatitur një lloj të ri “rally-raid” të makinës, i cili bazohet në gjeneratën aktuale të modeleve Hilux, përcjell Telegrafi.


Në Gazoo Racing, ata zgjodhën një motor 3.5-litërsh biturbo V6 për GR DKR Hilux T1 + që zhvillon pak më shumë se 400 kuaj fuqi dhe 660 Nm çift rrotullues maksimal.

Krahasuar me “rally-raid-in” e mëparshëm “Hilux”, dihet se janë rritur edhe dimensionet e gomave të furnizuara nga BF Goodrich.

Toyota do të konkurrojë në Dakar me katër makina dhe testimi do të vazhdojë në Afrikën e Jugut deri në gjysmën e parë të dhjetorit. /Telegrafi/