LAJMI I FUNDIT:

Toyota zbulon crossoverin e ri Aygo X

Toyota zbulon crossoverin e ri Aygo X

Toyota ka prezantuar Aygo X tërësisht të ri, një crossover unik në segmentin A, i projektuar dhe prodhuar në Evropë për të përmbushur nevojat e jetës urbane dhe periferike në Kontinentin e Vjetër.

Për ta bërë Aygo X tërësisht të ri produktin më të mirë në ofertë në këtë segment, Toyota ka ndërmarrë një kërkim të plotë mbi nevojat e vozitjes në qytet në të gjithë kontinentin – duke dëgjuar dëshirat e klientëve për një veturë të hijshme, kompakte dhe të besueshme.


Rezultati është vetura më e fundit kompakte nga familja Toyota, e montuar në platformën e suksesshme GA-B të Toyota Global New Architecture (TNGA), e cila u përdor për herë të parë për Yaris-in e ri (Makina Evropiane e Vitit 2021), dhe së fundmi në modelin, Yaris Cross.

Aygo X tërësisht i ri ofron të gjitha këto dhe më shumë, për të qenë gjithçka që një blerës evropian dëshiron nga një veturë e segmentit A.

“Segmenti A është shumë i rëndësishëm për ne. Jo vetëm që Toyota ka sjellë shumë klientë të rinj. Ajo gjithashtu përmbush misionin tonë për t’i ofruar të gjithëve zgjidhjen e duhur të lëvizshmërisë,” tha Andrea Carlucci, Zëvendës President, Produkte dhe Marketing, Toyota Motor Europe. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Kalo në kategori