Toyota ka njoftuar një seri përmirësimesh për RAV4 në Evropë. Gjenerata e pestë e SUV-së më të shitur të Toyota-s, e prezantuar në vitin 2018 dhe që iu nënshtrua një “liftimi” të lehtë në vitin 2021, tani ka një panel instrumentesh dixhitale 12,3 inç, ekran të sistemit multimedial 10,5 inç dhe një paketë të përditësuar të sigurisë Sense për vitin 2023.

Kur bëhet fjalë për sistemin multimedial, RAV4 do të ketë një ekran të ri me prekje me rezolucion të lartë, 10.5 inç, i prezantuar tashmë në modelet e tjera të Toyota-s, duke përfshirë Corolla dhe Corolla Cross.

Sistemi i ri multimedial vjen standard me pajtueshmërinë Android Auto dhe Apple CarPlay, merr navigim me të dhënat e trafikut në kohë reale dhe informacionin e disponueshmërisë së parkimit pranë destinacionit tuaj.

Opsionale, sistemi mund të ofrojë disa funksione të tilla si navigimi jashtë linje, njohja e shenjave të autostradës, paralajmërimet e motit dhe paralajmërimet e zonave ku mund të ngasin vetëm automjetet me emetim të ulët.

Përveç kësaj, Toyota ofron një paketë rrjeti katërvjeçare “Smart Service” që sjell lidhje shtesë dhe funksione në distancë (kyçje, zhbllokim, kontroll klimatik, dritare, drita, etj.) duke përdorur aplikacionin MyT.

RAV4 po bëhet gjithashtu më konkurrues në treg falë një paneli instrumentesh dixhital të ri, më të madh që mund të konfigurohet në disa mënyra. Ekrani 12,3 inç është standard në të gjitha versionet, përveç paketës bazë që vjen me një panel instrumentesh dixhitale më të vogël 7 inç.

Ekrani ka katër mënyra funksionimi (Casual, Smart, Sport dhe Tough) dhe tre konfigurime, të cilat i lejojnë shoferit të personalizojë pamjen e instrumenteve dixhitale sipas dëshirës së tij. /Telegrafi/