LAJMI I FUNDIT:

Toyota plotësoi dëshirat e adhuruesve: Supra vjen edhe me ndërrues manual të shpejtësisë

Toyota plotësoi dëshirat e adhuruesve: Supra vjen edhe me ndërrues manual të shpejtësisë

Blerësit dhe tifozët e veturave sportive Toyota Gazoo Racing thanë atë që dëshironin dhe Toyota i dëgjoi.

Së shpejti vjen Toyota GR Supra me një transmision të ri manual të bërë me porosi për këtë coupe sportive.

E krijuar posaçërisht për të përmbushur kërkesat edhe të shoferëve më të mprehtë, Toyota GR Supra e re me transmision manual është projektuar për t’u dhënë të gjithë dashamirëve diçka më të afërt me ADN-në e garave të vërteta GAZOO, e cila me siguri do të përmirësojë përvojën e drejtimit.

Përveç marrjes së një ndryshuesi manual të shpejtësisë dhe një pedale të tretë, Toyota zbulon pjesën e pasme të veturës ku bie në sy mbishkrimi “Supra”.

Logoja goditëse do të rezervohet vetëm për versionin e pajisur me ndërrues manual.

Detaje shtesë do të njoftohen në javët në vijim dhe Toyota e përmbylli këtë lajm të rëndësishëm me hashtagun #savethemanual, i cili prej kohësh po përhapet në rrjetet sociale mes adhuruesve të ndërruesve manual të shpejtësisë, por edhe ndjesinë origjinale mekanike të drejtimit. /Telegrafi/