Tottenham Hotspur ka fituar në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e takimit thuajse ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por me vendasit që patën diçka më shumë nga rastet për gol.


Megjithatë, edhe përkundër përpjekjeve nga ana e Romelu Lukakut (17') dhe Paul Pogbas (33') shifrat mbetet të pandryshuara.

Man Utd Tottenham 1 Pjesa e parë pati edhe tensione (Getty Images)

Në pjesën e dytë u zhvilluar lojë krejtësisht tjetër, pasi mysafirët hynë furishëm në lojë duke shënuar dy gola të shpejt.

Fillimisht ishte Harry Kane (50'), i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa Lucas Moura (52') u përkujdes t'i qojë shifrat në 2-0.

kane Kane shënoi me kokë (Foto: Sqwuaka)

Pas këtyre dy golave, Djajtë e Kuq provuan të ngushtojnë epërsinë, por ishin përsëri mysafirët që shënuan me anë të Mouras (84') për 3-0 dhe vulosën fitoren me rezultat përfundimtar.

kane moura Kane-Moura, 'shkatërruan' Unitedin (Foto: Sqwuaka)

Pas kësaj fitore, Tottenhami e sheh veten në pozitën e dytë me pikë maksimale, ndërsa Unitedi renditet i 13-ti me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Spurs luajnë në udhëtim te Watfordi, ndërsa Djajtë i shkojnë Burnleyt. /Telegrafi/

https://twitter.com/SoccerTalkLine/status/1034171508665462784

https://twitter.com/TheFinalNexus/status/1034172138045956097

https://twitter.com/LastWordOnSpurs/status/1034180064378855424

telegrafi sport app