LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami në gjysmëfinale pas një ndeshjeje të çmendur dhe dramatike ndaj Cityt në Etihad

Tottenhami në gjysmëfinale pas një ndeshjeje të çmendur dhe dramatike ndaj Cityt në Etihad
Fernando Llorente (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City dhe Tottenhami na dhuruan një ndeshje të çmendur në çerekfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, ndeshja përfundoi me rezultat 4-3 për Cityn.

Por, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të Spurs, skuadra e Mauricio Pochettino vazhdoi tutje fal golave të shënuar si mysafir.

Goli i parë në takim erdhi nga Raheem Sterling (4′), ndërsa Heung-Min Son barazoi rezultatin në minutën e shtatë dhe pastaj kaloi Spurs në epërsi në minutën e 10-të.

Raheem Sterling dhe Sergio Aguero (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

City riktheu epërsinë në minutën e 11-të me anë të Bernardo Silvas, ndërsa Sterling kaloi edhe një herë Cityn në epërsi në minutën e 21-të dhe me rezultatin 3-2 përfundoi pjesa e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas e filloi edhe mirë pjesën e dytë, ishte Sergio Aguero që thelloi epërsinë në minutën 59-të.

Fernando Llorente, njeriu që e bëri fundin e ndeshjes edhe më emocionues (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Por, ky gol i argjentinasit në fund doli të jetë i pavlefshëm pasi Fernado Llorente shënoi në minutën e 73-të dhe i dha kualifikim skuadrës së tij në gjysmëfinale. Vlen të theksohet se Man City iu anulua një gol nga VAR-i në minutat e fundit të ndeshjes për pozitë jashtë lojë.

Në gjysmëfinale Spurs do të luajnë kundër Ajaxit që eliminoi Juventusin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori