LAJMI I FUNDIT:

Toto përgjithmonë: “Africa” jehon në shkretëtirë

Toto përgjithmonë: “Africa” jehon në shkretëtirë

Shkretëtira është bërë “nikoqire” e njërës prej këngëve më të dëgjuara të të gjitha kohëve, hitit “Africa” të grupit “Toto”. Artisti nga Namibia, Max Siedentopf, ka vendosur një instalacion në shkretëtirën e Namibisë, në shenjë respekti për këngë.

Ai ka zgjedhur një vend të harruar në shkretëtirën e Namibisë, 55 milionë vjet e vjetër, që të vendosë gjashtë altoparlantë të lidhur me MP3 Player, me vetëm një pikë muzikore. Emri “Namib” në gjuhën name ka kuptimin “e madhe” dhe me të vërtetë shkretëtira zë hapësirë të madhe rreth 50 mijë kilometra katrorë.


Siedentopf ka thënë se shpreson që kjo këngë do të dëgjohet në atë vend edhe 55 milionë vjet.

“Shumicën e pjesëve të instalacionit i kam përzgjedhur asisoj që të jenë sa më rezistuese, por jam i sigurt që thatësia përreth në fund do ta dëmtojë instalacionin. Deri atëherë vetëm adhuruesit më të flaktë të grupit ‘Toto’ do të mundë ta gjejnë këtë thesar midis rërës”, ka thënë Siedentopf.