LAJMI I FUNDIT:

Torta shqetësuese në formë kali me përmasa reale, i ngatërruar në telat me gjemba (Foto)

Torta shqetësuese në formë kali me përmasa reale, i ngatërruar në telat me gjemba (Foto)

Emma Morris nga Aberdare e Wales, e ka punuar një tortë në formën kali të ngatërruar në telat me gjemba, si pjesë e një organizimi që kujton Luftën e Parë Botërore.

Ëmbëlsira gjigante që nderon kuajt e rënë gjatë luftës, e inspiruar nga filmi ‘War Horse’, ka rreth dy metra gjatësi, ndërsa kafsha është e gjunjëzuar, ka shumë lëndime dhe rrjedha gjaku, transmeton Telegrafi.


Skena prej nga u inspirua punimi

Megjithëse punimi është bërë me shumë kujdes, u konsiderua si i panevojshëm, i përgjakshëm, ofendues dhe negativ.

Torta me pamje të çuditshme

“Sikur të ishte statujë normale do ishte e pranueshme, por kush do dëshironte të hante diçka që ngjanë si kalë duke ngordhur”, është një nga komentet e shumta.

Ëmbëlsira gjigante në shenj përkujtimi

Të gjitha pjesët janë të ngrënshme, ndërsa do t’ju shërbehen vizitorëve në një panair të tortave, që zhvillohet në fund të javës. /Telegrafi/