Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Dy favoritët për të qenë në fazën e “Play-Off” kanë pësuar humbje në Konferencat e tyre.

Toronto Raptors nuk ka arritur të ketë vazhdimësi të fitoreve në këtë kampionat në NBA.

Raptorët kanë pësuar humbje të papritur nga Indiana Pacers me rezultat 110-106.

Edhe Houston Rockets ka shënuar një sukses, ku së fundi kanë triumfuar në saje edhe të performancës së shkëlqyeshme të James Hardenit, i cili realizoi 61 pikë.

“Raketat” kësaj radhe “nuk dhezën” kundër New York Knicksave, të cilët triumfuan me rezultat 110:114.

Pas kësaj, Toronto zë pozitën e dytë në Perëndim në saje të 36 fitoreve dhe 14 humbjeve ndërsa Rockets renditet i pesti fal 27 triumfeve dhe njëzet pësimeve.

Ndryshe, theksojmë se Houstoni do të jetë nikoqir në Toyopta Center pikërisht i Raptors. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Boston 123:103 Cleveland

Brooklyn 114:100 Orlando

Miami 99:111 L.A. Clippers

Chicago 101:121 Atlanta

Memphis 107:118 Charlotte

New Orleans 94:98 Detroit

Philadelphia 122:120 San Antonio

Utah 114:108 Denver