LAJMI I FUNDIT:

Tornado shkatërron rreth 500 vetura në SHBA, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Tornado shkatërron rreth 500 vetura në SHBA, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Disa ditë më parë, një tornado e fuqishme u formua në Jefferson City, si pasojë e së cilës u shkatërruan një numër të madh i shtëpish dhe automjetesh.

Por sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një dëm tepër i madh iu shkaktua edhe një dege të Chevrolet dhe Toyota, në të cilën thuhet se janë shkatërruar 500 makina të ndryshme dhe të shtrenjta.


Thuhet se tornadoja po lëvizte me shpejtësi prej 250 km/h dhe mund të thuhet lirisht se “fluturoi” disa vetura dhe disa kulme të shtëpive.

Përveç dëmeve materiale, për fat të keq, tre persona gjetën vdekjen derisa tentuan të shpëtonin veten nga stuhia. /Telegrafi/