LAJMI I FUNDIT:

Tornado nuk kurseu asgjë, të paktën 22 të vdekur – pamje që tregojnë shkatërrimet në Nashville të Tennessee

Tornado nuk kurseu asgjë, të paktën 22 të vdekur – pamje që tregojnë shkatërrimet në Nashville të Tennessee

Tornadot kanë goditur Tennessee të martën hershme në mëngjes duke lënë të paktën 22 njerëz të vdekur, më shumë se 150 të shtruar në spital dhe mijëra banorë pa energji elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një nga stuhitë masive përfshiu qytetin Nashville, duke ndikuar në ndërprerjen e energjisë elektrike dhe duke dëmtuar të paktën 50 ndërtesa.


Siç bëhet e ditur, më shumë se 47.800 banorë ishin pa energji elektrike, sipas Nashville Electric Service i cili tha se katër nënstacionet e tij ishin dëmtuar.

“Nata e kaluar na kujtoi se sa e brishtë është jeta”, tha kryetari i bashkisë së Nashville, John Cooper në një konferencë shtypi të martën në mëngjes.

Ndërkohë, numri i vdekjeve u rrit në 22 të martën, tha zëdhënësi i Menaxhimit të Emergjencave në Tennessee, Maggie Hannan, pasi policia dhe ekuipazhet e zjarrit kaluan orë të tëra duke tërhequr të mbijetuarit dhe kufomat nga ndërtesat e rrënuara.

Është e mundur që numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet ndërsa autoritetet hulumtojnë peizazhin e mbuluar me mure dhe çati të hedhura poshtë, linja të këputura energjie dhe pemë të mëdha të rrëzuara.

Ndërsa guvernatori i Tennessee, Bill Lee, gjithashtu tha se ‘një numër njerëzish’ janë ende të zhdukur dhe rreth 156 janë shtruar në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori