LAJMI I FUNDIT:

Topallit: Sa të jetë Basha nuk e votoj PD-në

Topallit: Sa të jetë Basha nuk e votoj PD-në

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli shprehet se nuk do e votojë PD-në për sa kohë do jetë Lulzim Basha kryetar i saj.

Ish-deputetja e Shkodrës thotë se PD-ja është drejt humbjes së identiteti dhe kjo sipas saj falë Lulzim Bashës.


E pyetur nëse do ta votonte PD-në nëse do kishte zgjedhje, Topalli u përgjigj: Jo! Sipas saj, sa kohë Basha të jetë kryetar i PD-së, Edi Rama do fitojë gjithmonë dhe do jetë në krye të qeverisë. “Për sa koh të jetë Basha aty, Rama do vazhdojë të qeverisë”, tha Topalli për “Report TV”.

Ajo thumbon edhe ish-kryetarin e PD, Sali Berisha për mbështetjen e hapur që i dha Bashës në vitin 2013-ë në atë garë me Sokol Olldashin. “Ne të gjithë gabojmë, t’i japësh mbështetje dikujt do të thotë që t’i japësh besim. Unë para katër vitesh nuk votova për asnjërin, bëra një kryq të madh. Kam qenë e shqetësuar gjatë katër viteve për mënyrën sesi Basha nuk bënte opozitë. Kam reaguar gjithmonë sepse kjo është bindja ime dhe tregon se kam pasur të drejtë. Jemi përballë një krize lidershipi të PD. Jemi përballë përçarjes së Partisë Demokratike. Duhej të ishte bërë një analizë e gjatë, Kryetari është personi që përçan më fort dhe më keq PD-në duke dalë në emër të bashkimit. Basha është i rremë në paraqitje, i rremë kur thotë për bashkim, i rremë kur thotë që me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe hyn në qeveri. U kujtua pas katër muajsh për vjedhjen e votës. Nëse ka njeri që duhet të mbylli gojën për votën e lirë është Basha. Ka manipuluar votën në PD. Po të më pyesësh se çfarë duhet bërë nuk di të them, por me kalimin e kohës do të ketë lëvizje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori