Top sulmuesi anglez shpreh dëshirën që t’i bashkohet Barcelonës

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, është në shënjestrën e drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, sipas raportimeve më të fundit.
Sulmuesi anglez ndodhet në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në Bavari dhe raportohet se ka një klauzolë lirimi që hyn në fuqi verën e ardhshme.
Të mërkurën, në mediat angleze u raportua se Barcelona e ka vendosur Kane si objektivin kryesor në kërkimin e saj për një numër nëntë gjatë afatot kalimtar të verës së ardhshme.
Harry Kane moving to Barcelona is real possibility
Our contact from 🇪🇸⬇️
“𝐇𝐚𝐫𝐫𝐲 𝐊𝐚𝐧𝐞 𝐰𝐚𝐧𝐭𝐬 𝐁𝐚𝐫𝐜𝐞𝐥𝐨𝐧𝐚. 𝐇𝐞 𝐡𝐚𝐬 𝐭𝐨 𝐭𝐚𝐤𝐞 𝐬𝐚𝐥𝐚𝐫𝐲 𝐜𝐮𝐭 𝐭𝐨 𝐦𝐚𝐤𝐞 𝐭𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐯𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐩𝐞𝐧” pic.twitter.com/5wc3q47Iia
— indykaila News (@indykaila) November 12, 2025
32-vjeçari pritet të jetë i disponueshëm për një shumë prej 65 milionë eurosh, për shkak të një klauzole në kontratën e tij, ndërsa Barcelona e sheh atë si opsionin ideal për të përsëritur lëvizjen që bëri katër vite më parë me Robert Leëandoëskin.
Raporti fillestar shpjegonte se Kane mund të tundohej nga një kalim te Barcelona, por Indykaila, që më parë ka komentuar mbi interesin e klubit katalanas për të, shkon edhe më tej duke pretenduar se ai “dëshiron Barcelonën”.
Megjithatë, sulmuesi veteran është i vetëdijshëm se për ta realizuar këtë transferim do t’i duhet të pranojë një ulje page./Telegrafi/











































