LAJMI I FUNDIT:

Top ngjitësit italianë shijojnë ngjitjen në Pejë, e promovojnë atë në nivel botëror

Top ngjitësit italianë shijojnë ngjitjen në Pejë, e promovojnë atë në nivel botëror

Ngjitja në shkëmbinjtë në Pejë ka filluar të zhvillohet nga viti 2002 duke u iniciuar nga Italiani Mauro Barizone dhe alpinisti Pejan Agim Haçku, ndërsa të rinjtë që ju bashkuan kësaj iniciative krijuan klubin e parë në Kosovë të njohur me emrin “Merimangat e Pejës”.

Ky klub është shumë aktiv dhe është i fokusuar gjithnjë në krijimin e sportistëve të rinjë të ngjitjes si dhe të zhvilloj infrastrukturën duke hapur vija të reja të ngjitjes në shkëmbinjtë e Grykës së Rugovës e gjithashtu duke menaxhuar ushtrimet në palestër në murrin artificial.


Përveç sportit, klubi është i fokusuar që ngjitjen në shkëmbinj ta ofroj edhe si atraksionit turistik për vizitorët në Pejë. Për këtë, nga data 3 deri me datën 11 Qershor në Pejë ka qëndruar një grup i ngjitësve profesional nga Italia të cilët radhiten gjithashtu në ngjitës me famë botërore.

Gjatë kësaj kohe grupi ka hapur vija të reja, kanë zhvilluar ngjitje direkte, dhe kanë ofruar trajnime për të rinjtë në drejtim të sportit të ngjitjes.

Gjithashtu pjesë e programit ishte zhvillimi i një dokumentari që do të shfaqet në festivalet më të mëdha të bjeshkataris në Itali por edhe ne botë me qëllim të promovimit të Pejës si destinacion i ngjitjes në shkëmbinj dhe vend atraktiv për tu vizituar nga adhuruesit e ngjitjes dhe natyrës.

Federica Mingola e cila është një ngjitëse profesionale në nivel botëror tha se është e mahnitur me Grykën e Rugovës e cila është një parajsë për ngjitje dhe ofron mundësi të shumta për të gjitha nivelet e ngjitjes duke filluar nga ato amatore e deri në ato profesionale.

Tani janë hapur disa vija në shkëmbinj dhe ka mundësi të hapjes edhe shume vija të tjera. Ky vend shumë shpejt mund të shndërrohet në një destinacion me interes botëror për ngjitje dhe të hyj në hartat botërore të ngjitjes. Tani jemi duke e zhvilluar edhe një dokumentar përmes së cilës do ta bëjmë promovimin dhe do të ndikojmë që Peja dhe ngjitja në Pejë të njihet edhe në nivel ndërkombëtarë.

Ndërsa Luca Andreozzi, i cili gjithashtu radhitet në elitat e ngjitësve në Itali dhe trajner i ngjitjes ne Firence në komentin e tij veçoj se përveç potencialeve në shkëmbinj në Pejë ka parë një vullnet të madh të të rinjve të cilët dëshirojnë të përfshihen në ngjitje por që ju mungon një murrë adekuat për të ushtruar e që në të ardhmen këta të rinjë të jenë pjesë e garave botërore dhe olimpike.

Nol Krasniqi nga Merimangat e Pejës i cili ishte pjesë e organizimit të kësaj ngjarje tha se nga pjesëmarrësit Italian kanë pasur përfitime të mëdha në drejtim të sportit të ngjitjes, njohuri në teknika të reja të ngjitjes, zhvillimin e ushtrimeve, përfitim në pajisje si dhe së bashku do ta promovojmë Pejën si destinacion të ngjitjes dhe destinacion të turizmit të aventurës përmes dokumentarit në festivale të filmave të cilin janë duke e realizuar.

Njëherit një falënderim i veçantë shkon për Mauro Barisone i cili ka organizuar gjithë këtë ngjarje shumë te rëndësishme për Pejën, si dhe komunën e Pejës e cila ka kontribuar në këtë drejtim dhe është duke e përkrahur ngjitjen në shkëmbinj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori