LAJMI I FUNDIT:

Tone ngjyrë dheu në koleksionin Mango (Foto)

Tone ngjyrë dheu në koleksionin Mango (Foto)

Brendi spanjoll Mango ka prezantuar koleksionin e vet të ri Committed, veçantia e të cilit është e orientuar në drejtim të modës së qëndrueshme ekologjike.

Koleksioni është inspiruar nga forca e natyrës andaj nëpërmjet pjesëve të veshjeve inkorporohen shumë tonet e ngjyrës së dheut.


Linja e re përfshin rrobat për femra dhe meshkuj: kombinezone organike në stilin e punëtorit, funde me mbresa natyrale, triko, këmishë, pallto me model klasik dhe mini-funde, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e gjelbër ulliri, e hirta, e bardha dhe e gështenjta, me të verdhën e shtuar, dominojnë Koleksionin Committed të Mangos, duke e bërë zgjedhje të shkëlqyeshme për sezonin e ftohtë në të cilën sapo kemi hyrë.

Është me rëndësi të përmendet që të gjitha këto rroba nga koleksioni i ri eko janë bërë nga pambuku organik, leshi i përpunuar dhe fijet e tjera rezistuese, duke përfshirë ato modal dhe liocel.

Fushata reklamuese vë në pah lidhjen me natyrën dhe është xhiruar në Islandë. Manekinet pozojnë në zonat malore të rrethuara me mjegull dhe me gurë të ngjyrosur.

/Telegrafi/