LAJMI I FUNDIT:

TOMO, makina e vogël elektrike nga Hyundai (Foto)

TOMO, makina e vogël elektrike nga Hyundai (Foto)

Bashkëpunimi me Hyundai dhe institutit dizajnues IED, po pëlqehet së tepërmi dhe do të prezantohet në Geneva Motor Show

Për punimin e kësaj makine, Hyandai kërkoi ndihmën e institutit të dizajnit IED, me bazë në Torino të Italisë, për të krijuar këtë makina. Puna që kanë bërë 13 studentët më të mirë, ka dalë të jetë një përfundim shumë i kompletuar dhe modern, transmeton Telegrafi.


“Dizajnoni një veturë, që do të ishte epitomë e përdorimit nga të rinjtë, në gjashtë vitet që vijnë” ishte kërkesa që iu bë studentëve për këtë EV.

Tashmë me emrin TOMO, ky EV ka dhe datë të prezantimit që është panairi i Gjenevës që fillon më pesë mars, teksa nuk dihet se kur mund të lansohet. /Telegrafi/