Tmerrohen me çfarë panë, menduan se ishte një shtrigë që u ndez zjarr (Video)

6:"© CEN
Familjarët e paemëruar nga Meksika, janë tmerruar kur kanë parë një objekt të çuditshëm të ndezur zjarr, që iu është dukur sikur shtrigë.
Ata e kanë filmuar aktivitetin e pazakontë, kur fillon të digjet dhe pastaj ngjitet lart dhe zhduket, transmeton Telegrafi.
Por, jo të gjithë po mendojnë të jetë ndonjë krijesë e tillë mitologjike, duke menduar se ishte vetëm një ndezje gjëra të lehta.
“Ka kaluar koha e shtrigave që fluturojnë mbi fshesa, janë djegur disa letra dhe më pas u shuan”, është një koment lidhur me rastin.
Megjithatë, shumë njerëz e kanë shpërndarë videon, duke menduar se është ndonjë fenomen i rrallë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































