Bayern Munichu e ka mposhtur Borussia Dortmundin (3-1) në Signal Iduna Park për ta fituar trofeun e Superkupës së Gjermanisë (DFL) për këtë vit.

Një harkim të Serge Gnabry e priti për mrekulli në zonë Robert Lewandowski për ta ngulitur me kokë në portë për epërsinë e parë (41’).


Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi polak asistoi me thembër, ndërsa Thomas Muller realizoi me qetësi (49’).

lewafk 1 e1629231392534 (Foto: Twitter/FCBayernEN)

Një gol shumë të bukur e shënoi Marco Reus (64’) pasi pranoi një pasim nga Jude Bellingham për ta rihapur takimin.

Mirëpo, aty ishte Lewandowski për ta shënuar golin e tretë pas një gabimi të mbrojtjes së BVB. Corentin Tolisso përfitoi nga gabimi i ekipit kundërshtar dhe asistoi te 32-vjeçari, i cili ishte i saktë.

mulleer scaled (Foto: Twitter/FCBayernEN)

Ky është trofeu i nëntë i Superkupës gjermane që e fiton Bayern Munichu duke zgjatur kështu rekordin e triumfeve. /Telegrafi/

https://twitter.com/Foootigoal/status/1427724006736662529

telegrafi sport app