eksperti-banner

Një burrë në periferi të Tiranës ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati i banesës këtë të martë.

Burime policore saktësojnë se 44-vjeçari B.M. është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në Vorë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.


Sipas hetimeve paraprake të policisë, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve, burri vuante nga depresioni.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Foto: Arkiv