Bebe Rexha, këngëtarja shqiptaro-amerikane që ka pushtuar skenën muzikore botërore me hite si “I’m a mess” dhe “In the name of love”, ka bërë të qartë se, pavarësisht famës dhe jetesës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vazhdon të mbajë gjallë rrënjët dhe kulturën e saj shqiptare.
Në një InstaStory të fundit, Bebe ka ndarë me miliona ndjekësit e saj një pjesë të veçantë të rutinës së saj të përditshme që pasqyron trashëgiminë e saj kulturore.
Fotografia e publikuar nga ajo tregon një gotë të vogël me çaj rusi, një traditë e përditshme e shqiptarëve që e ka origjinën nga periudha osmane dhe që ka mbijetuar brez pas brezi, duke u bërë pjesë e zakoneve të përditshme.

Ky akt simbolik është një dëshmi se Bebe nuk ka harruar asgjë nga traditat e saj, duke ruajtur lidhjen e saj me atdheun edhe pse jeton larg.
Ajo ka qenë gjithmonë e hapur për të shprehur krenarinë për origjinën e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj në rrjetet sociale për të promovuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Bebe Rexha është një shembull frymëzues për shumë shqiptarë të rinj, duke treguar se është e mundur të arrish sukses të madh ndërkombëtar pa harruar se kush je dhe nga vjen.
Ajo jo vetëm që i përkushtohet karrierës së saj muzikore, por gjithashtu bën një punë të shkëlqyer në mbartjen e kulturës shqiptare në botën e madhe, duke u bërë kështu një ambasadore e krenarisë kombëtare në një skenë ku Shqipëria është më shumë se kurrë pjesë e bisedës botërore. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Ola – banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?