Tipike italiane - Conte flet për suksesin e mundshëm të këtij sezoni, duke e përmendur dështimin me Mourinhon

Chelsea humbi nga Manchester Unitedi me rezultat 2-0 në Ligën Premier dhe tashmë të gjithë tifozëve e klubit londinez janë paksa në panik, pasi titulli është në rrezik.
Blutë janë vetëm katër pikë më shumë se Tottenhami dhe normalisht që presioni është rritur.
Trajneri italian, Antonio Conte, ka folur pas ndeshjesh për mundësitë për të fituar titullin, duke thënë se nuk do të jetë aspak e lehtë, posaçërisht pas sezonit të tmerrshëm që ka ardhur Chelsea.
“Nëse dikush mendon se është normale që Chelsea të fiton titullin, ata janë gabim. Jo pas sezonit të kaluar”, ka thënë Conte për Sky Sport.
Në sezonin 2015/16 trajner i Chelseat ishte Jose Mourinho (deri më 17 dhjetor 2015) dhe në fund Blutë përfunduan në vendin e 10 në tabelë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































