Tipi 2 i diabetit: Katër këshillat për t’i zvogëluar nivelet e sheqerit në gjak
Tipi 2 i diabetit është sëmundje e zakonshme ku trupi i një personi dështon të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kjo pastaj ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë humbje të shpejtë të peshës, shikim të turbullt, etje të tepërt dhe urinim të shpeshtë, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht, ata që vuajnë nga tipi 2 i diabetit mund t’i largojnë simptomat përmes ilaçeve.
Megjithatë, ndryshimet e thjeshta në stil të jetesës mund të ndihmojnë në largim të shenjave të kësaj sëmundje.
1: Kujdes me peshën!
Nëse jeni diagnostikuar së fundmi me tip 2 të diabetit ose keni qenë të sëmurë për një kohë të gjatë, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për peshën.
Tipi 2 i diabetit shpeshherë ndërlidhet me mbipeshë.
Duke humbur peshë, e posaçërisht në pjesën e belit, ju mund ta përmirësoni aftësinë për ta toleruar glukozën.
2: Ushtrimet fizike
Kur bëhet fjalë për menaxhimin e tipit 2 të diabetit, ushtrimet fizike janë të domosdoshme sepse e ndihmojnë trupin t’i reagojë insulinës, t’i mbajë ulët nivelet e sheqerit në gjak dhe ta menaxhojë peshën.
3: Sheqeri
Konsumimi i tepërt i sheqerit në periudhë afatgjate jua rritë rrezikun për tip 2 të diabetit.
Prandaj, është e rëndësishme që të zgjedhni çokollatë të zezë.
Çokollata e zezë dhe pluhuri i kakaos përmbajnë antioksidantë të cilët e përmirësojnë rezistencën e insulinës, ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, etj.
Megjithatë, sigurohuni se çokollata i përmban të paktën 70% kakao.
4: Dieta
Sheqeri është një mënyrë e mirë për ta menaxhuar diabetin, por ndryshimi i tërësishëm i dietës mund të ndihmojë edhe më shumë në zvogëlimin e rrezikut.
Hulumtimet sugjerojnë se mishi i kuq ose i përpunuar e zvogëlojnë insulinën dhe ushqimet me indeks të lartë glicemik, siç janë çipsat dhe buka e bardhë, mund të shkaktojnë rritje të mëdha në nivele të sheqerit në gjak.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë të hani ushqime të bazuara në bimë ose tërshërë, pemë, peshk, fasule dhe perime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën