LAJMI I FUNDIT:

Timothy Orr: Çelësi i Komunës së Istogut, çmim shumë i rëndësishëm në karrierë (Video)

Timothy Orr
Timothy Orr

Për nder të kontributit për ushtrinë e Kosovës Istogu sot ka shpallur qytetar nderi Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr.

Timothy Orr, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, tha se çmimi që iu dorëzua, është më i rëndësishmi deri tani në karrierën e tij.


“Në një karrierë të gjatë keni mundësi të ballafaqoheni me shumë gjëra, por sot çelësi i Komunës së Istogut që është dorëzuar tek unë, është më i rëndësishmi”,  deklaroi Timothy Orr.

Ndërkaq kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, Qaush Balaj, ka thënë se falë kontributit të gjeneralit Orr, forca e sigurisë së Kosovës ka pasur një avancim maksimal.

“Falë kontributit të gjeneralit Orr, mbështetja e Gardës Kombëtare të Iowa-s, u bë faktori kyç në avancimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në fund gjenerali Timothy Orr ka thënë se shumë shpejtë do të vijë për një vizitë më të gjatë në Istog, të takoj qytetarët e kësaj komune dhe të ketë miqësi edhe më të madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori