LAJMI I FUNDIT:

TikTok-u ngriti padi ndaj shtetit amerikan Montana për ndalimin e aplikacionit në vend

TikTok-u ngriti padi ndaj shtetit amerikan Montana për ndalimin e aplikacionit në vend

Kompania e medieve sociale TikTok Inc ngriti një padi të hënën duke kërkuar të anulojë vendimin e Montana-s për ta ndaluar aplikacionin, duke argumentuar se ligji është shkelje jokushtetuese e të drejtave të lirisë së fjalës dhe bazohet në “spekulime të pabaza” se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve.

Padia nga TikTok-u, rrjeti social në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, pason një padi të paraqitur javën e kaluar nga pesë përdorues krijues kontenti në aplikacion. Ata bënë argumentime të ngjashme duke përfshirë se shteti i Montana-s nuk ka autoritet për të ndërmarrë veprime për çështjet e sigurisë kombëtare. Të dyja paditë u ngritën në gjykatën federale në Missoula-s, transmeton Telegrafi.


Guvernatori republikan Greg Gianforte nënshkroi projektligjin të mërkurën dhe padia e përdoruesve u ngrit disa orë më vonë. Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar.

TikTok thotë nuk ka ndarë dhe as nuk do të ndante të dhënat e përdoruesve të SHBA-së me qeverinë kineze dhe se ka marrë masa për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, duke përfshirë ruajtjen e të gjitha të dhënave të përdoruesve amerikanë në Shtetet e Bashkuara, sipas padisë.

Disa ligjvënës, FBI-ja dhe zyrtarë në agjenci të tjera janë të shqetësuar se aplikacioni i ndarjes së videove mund të përdoret për të lejuar qeverinë kineze të ketë qasje në informacionin për qytetarët amerikanë ose të shtyjë dezinformatat pro Pekinit që mund të ndikojnë në publik.

Ligji kinez detyron kompanitë kineze të ndajnë të dhëna me qeverinë për çfarëdo qëllimi që ajo mendon se përfshin sigurinë kombëtare. TikTok thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

“Partia Komuniste Kineze po përdor TikTok-un si një mjet për të spiunuar amerikanët duke mbledhur informacione personale, madje edhe vendndodhjet e përdoruesve të saj – dhe si rrjedhojë, njerëzve që nuk kanë TikTok që janë të lidhur me përdorues të caktuar mund t’iu shpërndahen informacionet e tyre pa e ditur as vetë”, tha në një deklaratë Emily Flower, një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë në Montana. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Pse po zhgënjehen përdoruesit me telefonat inteligjent Apple dhe Samsung?

Pse po zhgënjehen përdoruesit me telefonat inteligjent Apple dhe Samsung?

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
Kalo në kategori