Klubi norvegjez, Bodo/Glimt po bënë një edicion sensacional në Ligën e Kampionëve dhe vlerësimet për ta janë më të mëdhatë nga të gjithë.

Pak veta besonin se do të arrinin në fazat eliminatore, megjithatë skuadra nga Rrethi Arktik jo vetëm që ia doli mbanë, por edhe e eliminoi Interin, duke siguruar një vend në fazën e 1/8-tës.


Ajo që është edhe më e jashtëzakonshme është se ata po luajnë futboll vërtet të bukur.

Një sekuencë e pabesueshme kundër Interit është bërë madje virale, ku Bodo/Glimt arriti ta kompletojë një aksion të bukur me 20 pasime, duke qenë edhe afër finalizimi.

"Kjo është gjëja e jashtëzakonshme tek ata. Ata nuk po shënojnë gola me fat ose nuk po qëndrojnë prapa në mbrojtje - ata po luajnë futboll të rrjedhshëm dhe të strukturuar mirë, duke e bërë gjithçka të duket e lehtë”, shkroi një tifoz.

“Është freskuese të shohësh një ekip të dobët që tejkalon një klub të madh duke luajtur futboll të bukur, jo vetëm duke parkuar autobusin”, shkroi një tjetër.

"Nuk mendoja kurrë se do të jetoja për të parë ndeshjen me Tiki-Taka skandinave, por ja ku jemi”, shkroi një i tretë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app