LAJMI I FUNDIT:

Tifozit që hodhi fishekzjarrë në ndeshjen Itali-Shqipëri, i ndalohet hyrja në ambientet ku zhvillohen aktivitete sportive për tre vite

Tifozit që hodhi fishekzjarrë në ndeshjen Itali-Shqipëri, i ndalohet hyrja në ambientet ku zhvillohen aktivitete sportive për tre vite

Incidentet e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë nuk do të kalojnë pa pasoja dhe kjo është më se e qartë.

Në pritje të vendimit të FIFA-s për ndëshkimin me gjobë ndaj FSHF-së dhe atë thuajse të sigurt disiplinor ndaj tifozerisë kuqezi, autoritetet e Palermos ka dhënë vendimet e saj për tifozin e arrestuar në stadium për hedhje fishekzjarrësh.


Tifozi ishte pjesë e grupit që hodhi fishekzjarrë në Renzo Barbera duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes dhe është arrestuar falë identifikimit nëpërmjet pamjeve filmike të kamerave të stadiumit.

Mediat e huaja raportojnë për ngjarjet e papëlqyeshme në ndeshjen Itali-Shqipëri
Lexo po ashtu Mediat e huaja raportojnë për ngjarjet e papëlqyeshme në ndeshjen Itali-Shqipëri

Autoritet e Palermos ka dhënë paraprakisht për të masën e përjashtimit nga të gjitha ambientet ku zhvillohen aktivitetet sportive në territorin italian për tre vitet e ardhshme, njofton Panorama Sport.

Ndërkaq, po për këtë ndeshje, janë ndëshkuar edhe katër tifozë të tjerë, shtetas italianë, të cilëve do u mohohet për dy vite hyrja në ambientet sportive. Arsyeja? Kishin kaluar rrethimin me synimin për të ndjekur ndeshjen pa biletë.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori