Tifozët ultras të PSG-së: Jemi krenarë me klubin, por jo me lojtarët


Ashtu edhe siç pritje, eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk është pritur mirë nga tifozët e Paris Saint-Germainit.
Skuadra franceze u eliminua nga 1/8 e finales pasi pësoi humbje në stadiumin e tyre 1-3 nga Manchester Unitedi.
Tifozët ultrast të klubit e shikojnë këtë si të papranueshme dhe nëpërmjet një letre publike i kërkojnë lojtarëve të nderojnë fanellën e klubit dhe mos të luajnë për para.

"Ata lojtarë që duhet të luanin me nder dhe të mbronin fanellën u janë borxh tifozëve, klubit, punonjësve dhe gjithë atyre që luftojnë".
"Ne nuk jemi tifozë të fitoreve, por ne nuk do të lejojmë lojtarët pa krenari të lënë klubin tonë në baltë".

Nga
Telegrafi
09/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































