LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Vllaznisë dhuruan spektakël në Ligën e Kampionëve – të gjitha biletat e shitura, flakadanë si dhe flamuri i UÇK-së prezent në Londër

Tifozët e Vllaznisë dhuruan spektakël në Ligën e Kampionëve – të gjitha biletat e shitura, flakadanë si dhe flamuri i UÇK-së prezent në Londër

Vllaznia e Shkodrës ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve për femrave.

Ekipi shqiptar i femrave është mposhtur nga Chelsea me rezultat të thellë 8-0, në një ndeshje që do të mbahet gjatë në mend për tifozët e shumë mysafirë.

Në fakt diferenca në kualitet është jashtëzakonisht e madhe mes dy ekipeve, pasi Chelsea konsiderohet si ndër ekipet më të mira në botë.


Por në mbështetje të Vllaznisë kishin shkuar 400 shqiptarë, aq sa kishte klubi ynë bileta në dispozicion për tifozët.

Nuk mungoi flamuri i krenarisë kombëtare Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stadium, derisa në Angli janë befasuar për të mirë me përkrahjen që kanë pasur.

Shqiptarët e pranishëm kishin marrë edhe flakadanë me vete në stadium duke krijuar një atmosferë tejet të bukur.

Në mbështetje të Vllaznisë mbrëmë ishte edhe sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja.

Gjithsesi përkundër humbjes 8-0, ajo që do të mbahet gjatë në mend është atmosfera e jashtëzakonshme që krijuan shqiptarët në Londër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Kalo në kategori