Tifozët e Liverpoolit nuk mund ta kuptojnë pse prekja e topit me dorë nga N'Golo Kante nuk ishte penallti

Tifozët e Liverpoolit janë të zemëruar që nuk morën një penallti ndaj Chelseat – pas prekjes së topit me dorë nga N'Golo Kante në pjesën e dytë të ndeshjes.
Reds u mposhten nga Blutë në Anfield me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Mason Mount në pjesën e parë.
Megjithatë, edhe kjo si shumë ndeshje nuk ka shkuar pa ‘tollovi’ dhe raste kontroverse.
I tillë është edhe një rast i një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante, pas një topi të goditur nga Roberto Firmino.
https://twitter.com/CF_Comps/status/1367591124320145411
Edhe përkundër prekjes së qartë të topit me dorë nga mesfushori francez, gjyqtari nuk vendosi të akordojë penallti.
Ky vendim i gjyqtarit ka shkaktuar huti, pasi tifozët po mendojnë se po përdoren standarde të dyfishta në gjykim.
https://twitter.com/CF_Comps/status/1367586375818616842
Më herët në mbrëmjen e enjte u pa që Fulham mohoi barazimin ndaj Tottenham për shkak të një topi të prekur me dorë nga Mario Lemina, i cili kishte krahun e hapur.
Tifozët kanë reaguar ndaj vendimit dhe ata mendojnë se standardet referuese në Ligën premier janë tepër të dobëta tani. /Telegrafi/
https://twitter.com/neiljonesgoal/status/1367585812066500611




































