LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Juventusit të lumtur që Rabiot po i bashkohet Unitedit

Tifozët e Juventusit të lumtur që Rabiot po i bashkohet Unitedit
(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Tifozët e Juventusit janë duke e marrë me pozitivitet lajmin e transferimit të Adrien Rabiot te Manchester Unitedi duke i dhënë fund një periudhe jo aq të mirë te Bianconerët.

Mesfushori ishte kërkuar nga Djajtë e Kuq dhe Arsenali kur u largua nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë në verën e vitit 2019. Ai e zgjodhi Juven dhe meqë ishte transfer i lirë, mori pagë shumë më të lartë sesa do të merrte në kushte tjera.

Rabiot është ndër futbollistët më të paguar te Zonja e Vjetër me shtatë milionë euro pagë vjetore plus dy milionë të tjera në formë bonusesh. Vetëm Angel Di Maria dhe Paul Pogba, që po ashtu arritën si lojtarë të lirë, paguhen më shumë se ai.


Edhe pse i plotëson një sërë rolesh në mesfushë, Rabiot mbetet mister për tifozët e Serie A dhe në veçanti për tifozët bianconerë, pasi nuk ishte kurrë plotësisht e qartë se në çfarë ishte më i miri.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Disa prej tyre kanë bërë shaka duke bërë lutje që transferimi të ndodhë, ndërsa të tjerët kanë kërkuar nga Unitedi që të jetë i mirë, jo vetëm t’ua heqë 27-vjeçarin, por edhe t’u japë ca para. Shumë nga tifozët kanë thënë se do ta besojnë shkuarjen e francezit kur ta shohin me valixhe në aeroport.

Çmimi i transferimit pritet të jetë ndërmjet 20 dhe 25 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori