Tifozët e Chelseat zgjedhin 25 lojtarët më të mirë në histori të klubit, lista me shumë befasi

Historia e fundit e klubit anglez të futbollit, Chelsea, është e mbushur me trofe dhe për të kanë luajtur emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Që nga koha kur Roman Abramovich mori përsipër klubin në vitin 2003, Blutë kanë fituar pesë tituj të ligës, pesë Kupa FA, dy Liga të Evropës dhe një Ligë të Kampionëve.
Duke pasur parasysh sukseset e tyre të fundit, një numër i lojtarëve më të mëdhenj të klubit kanë luajtur në epokën moderne.
Tifozët e Chelseat kanë votuar për 25 lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit dhe nuk është për t’u habitur të shohësh një numër të madh yjesh nga epoka e Abramovich.
Ka disa lojtarë nga epokat e mëparshme që gjenden në listë, por renditja e top pesë vendeve të para sigurisht që do të ngjall debat.
Më poshtë Telegrafi ua sjell listën nga 25 deri tek 1:
25.Nicolas Anelka
Shkëndija më e mirë e karrierës së Anelka erdhi te Chelsea. Francezi dhe Didier Drogba me të vërtetë ishin një forcë që duhej të konsiderohej.
24.Arjen Robben
Holandezi ishte elektrik pas mbërritjes së tij në Stamford Bridge dhe është një turp që ai vetëm kaloi tre vjet me Blutë.
23.Eidur Gudjohnsen
Një sulmues i nënvlerësuar seriozisht. Islandezi ishte i rëndësishëm në epokën para Abramovich dhe ishte pjesë e skuadrës që ngriti tituj radhazi të Ligës Premier nën pronarin rus.
22.Dennis Wise
Wise kaloi 11 vjet me Blutë midis viteve 1990 dhe 2001. Një interpretues i besueshëm dhe një i preferuar i tifozëve, anglezi do të renditej gjithnjë i lartë në këtë listë.
21.Jimmy Greaves
Çfarë lojtari! Në 157 ndeshjet e tij për Blutë, Greaves shënoi 124 gola – një njeri i lindur për të gjetur pjesën e pasme të rrjetës.
20.Roberto Di Matteo
Një mesfushor i shkëlqyer në ditët e tij si lojtar dhe menaxheri i parë i Chelseat që fitoi Ligën e Kampionëve. Një legjendë e vërtetë.
19.Ricardo Carvalho
Një njeri kryesor në magjinë e parë të Jose Mourinho si menaxher. Portugezi dhe John Terry ishin të padepërtueshëm si dyshe.
18.Joe Cole
Gjatë ditëve të tij në Chelsea, Cole ishte absolutisht i mahnitshëm. Një anësor anglez i bekuar me aftësi të jashtëzakonshme, një gjë e rrallë.
17.Branislav Ivanovic
Një lojtar i vlefshëm. Një mbrojtës i shkëlqyeshëm i djathtë dhe një golashënues i golave vendimtar.
16.Cesar Azpilicueta
Kapiteni aktual i Chelseat ka qenë një shërbëtor i shkëlqyer i klubit. Ai ka luajtur në të djathtë, të majtë dhe të qendër të mbrojtjes, duke shkëlqyer në të tre rolet.
15.Jimmy Floyd Hasselbaink
Lojtari me një nga goditjet më të forta që futbolli ka parë ndonjëherë. Gjithashtu një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e Chelseat.
14.Peter Osgood
Një shpërthim i vërtetë nga e kaluara. Midis viteve 1964 dhe 1974, Osgood shënoi 103 gola në 279 ndeshje, një lojtar i shkëlqyeshëm.
13.Michael Essien
Mesfushori ganez meriton të jetë në këtë listë thjesht për atë gol të mrekullueshëm kundër Arsenalit. Ai ishte gjithashtu një lojtar i mirë dhe shumë luftarak.
12.N’Golo Kante
Mesfushori më i mirë me tipare mbrojtëse në botë, kjo është gjithçka që duhet të dini.
11.Marcel Desailly
Kapiten fantastik. Desailly dhe Frank Lebouef ishin shumë të mirë në mbrojtje.
10.Ruud Gullit
Është e çuditshme të shohim holandezin kaq lartë në këtë listë. Gullit bëri vetëm 49 paraqitje për Chelsean në fazat e fundit të karrierës së tij, por ai fitoi Kupën FA në vitin 1997 si lojtar-menaxher.
9.Michael Ballack
Çfarë transferimi falas. Ballack ishte një forcë që duhej të llogaritej në katër vitet e tij me Blutë dhe së fundmi ai shprehu keqardhjen e tij që u largua nga klubi shumë herët në vitin 2010.
8.Ashley Cole
Mbrojtësi më i mirë i majtë në historinë e Chelseat dhe Ligës Premier. Nënshkrimi i tij nga Arsenali ishte një goditje e vërtetë.
7.Claude Makelele
Francezi ishte aq mirë saqë pozicioni i mesfushorit-mbrojtës u riemërua ‘roli i Makeleles’. Ai ishte me siguri më i mirë te Chelsea sesa ishte te Real Madridi.
6.Petr Cech
Gjatë ditëve të tij me Chelsean, ka një argument që Cech ishte portieri më i mirë në historinë e Ligën Premier. Një gjigant absolut mes shkopinjve.
5.Gianfranco Zola
Shumë tifozë të Chelseat besojnë se Zola është lojtari më i madh i klubit ndonjëherë. Italiani e bëri lojën të dukej kaq e lehtë, duke shënuar gola dhe duke ndihmuar me asistime dhe me argëtim për fansat, shkaku i driblimeve.
4.Eden Hazard
Ndoshta lojtari më i talentuar në historinë e Chelseat. Në 352 ndeshje, belgu i shkëlqyeshëm shënoi 110 gola dhe bëri 92 asistime, jo keq.
3.John Terry
Kapiten, udhëheqës, legjendë. Këto tre fjalë përmbledhin në mënyrë të përkryer objektin e paluajtshëm që ishte Terry, një njeri që mund të pretendojë se është mbrojtësi më i madh në historinë e Ligës Premier.
2.Frank Lampard
Golashënuesi rekord i Chelseat me 217 gola dhe atë nga mesfusha. Një lojtar aq i madh dhe një lojtar që Blutë ende nuk kanë arritur të zëvendësojnë.
1.Didier Drogba
Një fitues i denjë. Drogba jo vetëm që shënoi gola për argëtim, por ai u kthye lider në çdo ndeshje të madhe. Goli i barazimit dhe penalltia fituese ndaj Bayernit ishin momentet më të mëdha në historinë e Chelseat.
Kaq shumë lojtarë të mëdhenj. Kaq shumë legjenda.
Është e vështirë të argumentosh kundër Drogbas që zuri vendin e parë, por edhe Lampard, Terry ose Hazard do të kishin qenë fitues të denjë gjithashtu.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët