LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Arsenalit të ndarë, përdorin aeroplanët për të përkrahur dhe protestuar drejt Wengerit (Foto/Video)

Tifozët e Arsenalit të ndarë, përdorin aeroplanët për të përkrahur dhe protestuar drejt Wengerit (Foto/Video)

Arsenali humbi ndaj West Bromit në Ligën Premier me rezultat 3-1.

Edhe në këtë takim në qendër të vëmendjes ishin tifozët e klubin londinez të cilët kërkonin me anë të pankartave shkarkimin e trajnerit Arsene Wenger.


Wenger i përgjigjet tifozëve që kërkojnë largimin e tij (Foto)
Lexo po ashtu Wenger i përgjigjet tifozëve që kërkojnë largimin e tij (Foto)

Por, në një moment protesta kaloi në një dimension tjetër. Një aeroplan u shfaq mbi stadiumin ‘The Hawthorns’ ku shkruante “Jo kontratë, Wengeri jashtë”.

Gjithsesi pak minuta pas tij u shfaq edhe një tjetër, por ku fundit kishte një mesazh pro teknikut francez:

“Në Wengerin ne besojmë, respekt për AW”.

Kjo tregon më së miri që tifozët janë të ndarë në qëndrimet e tyre rreth trajnerit, gjithsesi Wengeri pas ndeshjes ka thënë që së shpejti do të bëjë publik vendimin e tij.

Aktualisht Topçinjtë renditen në vendin e pestë me 50 pikë, pesë më pak se Liverpooli. /Telegrafi/