Tifozët e Arsenalit kanë reaguar në rrjetet sociale pasi kanë parë transformimin fizik të Kai Havertz përpara sezonit të ri.

Në një foto të publikuar së fundmi, Havertz duket dukshëm më i fortë krahasuar me dy vite më parë, gjë që ka shkaktuar komente të shumta nga fansat.


Pas një sezoni zhgënjyes 2024/25, ku dështuan në të gjitha garat, “Topçinjtë” po përgatiten për një sezon vendimtar.

Deri tani, trajneri Mikel Arteta ka afruar emra si Martin Zubimendi, Kepa Arrizabalaga dhe Christian Norgaard, ndërsa po përfliten edhe transferime të tjera.

Skuadra aktualisht ndodhet në La Manga të Spanjës, ku po zhvillon përgatitjet për turneun parasezonal në Azi. Ndërkohë, ndryshimi fizik i Havertz ka qenë një nga temat më të diskutuara nga tifozët.

Në rrjetet sociale, fansat kanë komentuar duke thënë se Havertz duket më i vendosur dhe më i fuqishëm, duke shpresuar se kjo do të përkthehet në performanca më të mira në fushë. “Burri është si një gjigant tani. Shpresoj që të përmirësohet edhe në shënimin e golave”, shkroi një tifoz.

Sezoni i kaluar, Havertz e mbylli me 15 gola dhe 5 asiste në 36 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ishte golashënuesi më i mirë i Arsenalit në Premier League me 9 gola.

Që nga transferimi i tij nga Chelsea për 65 milionë funte në verën e vitit 2023, Havertz ka realizuar gjithsej 29 gola në 87 paraqitje me fanellën e Arsenalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app