Tifozët e Anglisë vendosin se kush duhet të gjuajë nga pika e bardhë nëse ndeshja me Senegalin shkon në penallti

Tifozët e Anglisë kanë vendosur se kush duhet të ekzekutojë nga 11 metra nëse ndeshja e tyre e vlefshme për raundin e 16-të në Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Senegalit shkon në penallti.
Tre Luanët kryesuan Grupin B pasi mposhtën Uellsin 3-0 të martën, duke krijuar një përballje kundër kampionëve të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Kjo do të jetë ndeshja e parë me nokaut për Anglinë në këtë kampionat, që do të thotë se ata mund të përballen me penallti nëse ndeshja shkon në barazim deri në fund.
Faqja sportive SPORTbible u kërkoi lexuesve të saj të zgjidhnin pesë ekzekutuesit e penalltive të Anglisë nëse ndeshja e tyre e ardhshme në Kupën e Botës shkon në penallti.
Pa ndonjë çudi, Harry Kane, ekzekutuesi i parë i penalltisë te Anglia, mori më shumë vota, ndërsa pas tij u rendit Harry Maguire, i cili goditi një penallti të shkëlqyer kundër Italisë në finalen e Euro 2020.
Marcus Rashford, i cili humbi një penallti verën e kaluar, u zgjodh i treti përpara Kieran Trippier dhe Bukayo Saka, të cilët gjithashtu humbën penalltitë kundër Italisë.
Phil Foden, Jude Bellingham dhe Jordan Henderson morën më shumë vota jashtë pesëshes së parë.
Ndryshe, Anglisë ende nuk i është dhënë asnjë penallti këtë turne, por para Kupës së Botës, Gareth Southgate zbuloi se skuadra e tij tashmë po ushtron penalltitë0.
“Jemi në një ritëm të mirë fizik. Jemi duke ushtruar penallti. Harry i praktikon ato para çdo ndeshjeje. Gjithsesi është pjesë e asaj që ne bëjmë para turneve”, ka thënë Southgate.












































