LAJMI I FUNDIT:

Tiamina është vitaminë e cila ka rol kyç në mbrojtjen nga sëmundjet: Në këta artikuj ushqimorë ka më së shumti!

Tiamina është vitaminë e cila ka rol kyç në mbrojtjen nga sëmundjet: Në këta artikuj ushqimorë ka më së shumti!

Tiamina, aneurina apo vitamina B1 është një ndër vitaminat e grupit B, të cilat janë të tretshme në ujë dhe marrin pjesë në shumë procese metabolike në organizëm

Është e njohur që mungesa e vitaminës B1 është shumë e shpeshtë te pacientët të cilët vuajnë nga shumë sëmundje të mushkërive.


Nëse në trup nuk sigurohet sasi e mjaftueshme e kësaj vitamine, imuniteti dobësohet, ndërkaq organizmi bëhet më i lëndueshëm dhe më pak i rezistueshëm, transmeton Telegrafi.

Pos vitaminave D dhe C, tiamina ka rol kyç në luftën kundër të gjitha sëmundjeve infektive.

Këtë tezë e kanë konfirmuar shumë mjekë dhe hulumtime të bëra.

Vitamina B1 zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës, çrregullimet neurologjike, diabeti, lufton kundër depresionit dhe humorit të keq. Ndikon mirë në funksionimin e sistemit nervor dhe në sistemin imunitar.

Qe se si manifestohet mungesa e kësaj vitamine:

Mungesa e vitaminës B1 çon deri në dobësim, lodhje, psikozë dhe dëmtim të nervave.

Mungesa e madhe çon në dëmtim të trurit, muskujve të zemrës dhe organeve respiratore.

Mungesa e theksuar e tiaminës mund të shkaktoj sindromin Wrnicke-Korsakoff, një çrregullim neurologjik i shprehur me konfuzion dhe humbje të kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë.

Në këta artikuj ushqimorë ka më me bollëk:

Vitamina B1 gjendet në tharmë (bukë, pjekurina me tharmë, birrë), krunde, drithëra të parafinuara, bishtajore, oriz, mish, vezë, fruta arrore, qumësht, lakër, spinaq, patate dhe në lloje të tjera të ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Produktet e miellit shpesh pasurohen me vitaminë B1.

Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është:

▪ meshkujt mbi 14 vjeç – 1.2mg,
▪ femrat mbi 14 vjeç – 1.0mg.

Absorbohet mirë në traktin gastrointestinal. Në koncentrime relativisht të larta deponohet në muskulin e zemrës, tru, veshkë dhe mëlçi si dhe në muskujt skeletorë.

Nëse merret më shumë se nevojat reale, teprica metabolizohet ose eliminohet përmes veshkave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori