LAJMI I FUNDIT:

T’i ushqesh fëmijët nën flakën e luftës – rrëfimi i gruas që pas 22 vitesh e gjeti veten në fotografinë e 19 prillit 1999

T’i ushqesh fëmijët nën flakën e luftës – rrëfimi i gruas që pas 22 vitesh e gjeti veten në fotografinë e 19 prillit 1999

Kujtimet e kthyen 22 vite pas, në Makoc, nën najlonin ku po i ushqente dy vajzat e saj të vogla, e të tretën po e mbante në prehër, pa e ditur as ku po shkonin e pa siguri se edhe për sa kohë do të ishin të gjallë.

Është protagonistja kryesore në fotografinë e shkrepur nga fotoreporteri Ridvan Slivova, më 19 prill 1999, e cila fotografi, për 22 vite me radhë zuri vend në shumë ekspozita e katalogë, udhëtoi në shumë vende të botës.


Remzie Seta këtë fotografi e pa para disa javësh. Ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se ndonjëherë do ta gjente veten në njëren nga qindra mijëra fotografi, që dokumentojnë tmerret e luftës së fundit në Kosovë.

“Kur e pashë fotografinë, edhe u gëzova, por edhe pak u emocionova. Më së shumti mu dhimbsën çikat, qysh ua kam dhanë bukën. Kjo çika ecke, bashkë me burrin edhe të tjerët fëmijë më të mëdhenj, po kryesoja që unë i kam ushqy, se ka pas prej atyre që nuk kanë pas me ju dhanë as me hangër fëmijëve”, thotë ajo.

Rruga që e bënë disa ditë nëpër fshatra të Podujevës e Prishtinës ishte shumë e mundimshme.

“Tri javë kemi ndejtë në Rakinicë, ku kanë hy këmbësoria dhe prej aty në Muhazob na kanë dërgu, jemi hy në kolonë, kemi bujt një natë aty në shi, me shtatë fëmijët e vegjël e burrin. Në sabah kemi udhëtu një ditë, jemi ndal te një shtëpi me gatu bukë, që mos me mbet fëmijët pa hangër edhe kemi nejt një natë aty”, rrëfen ajo.

Fotografi nga kolona e Gollakut më 19 Prill 1999 / Foto: Ridvan Slivova

Udhëtimi i tyre nga fshati Lisnajë (ish-Muhazob) i Komunës së Podujevës, vazhdoi për në Makoc të Prishtinës, aty ku edhe u shkrep fotografia.

“Në Makoc kemi bujt një natë, e na kanë kthy prapë në Podujevë, në Shajkoc, e pastaj në Ballofc, aty kam nejt, se i kam familjen prej aty”, thotë ajo.

Nëna Remzie me bashkëshortin e shtatë fëmijët e saj, për disa ditë me radhë fjetën edhe në shi e në të ftohtë.

Fotografi nga kolona e Gollakut më 19 Prill 1999 / Foto: Ridvan Slivova

Por, fatmirësisht e gjithë familja shpëtoi shëndosh e mirë.

Shtatë fëmijët e saj të cilët e përjetuan periudhën më të trishtë të historisë së Kosovës, luftën e vitit 1999, tashmë janë të rritur dhe kanë krijuar familjet e tyre.

“Shtatë vjeç u kanë kjo vajza e vogël që jam tu i dhanë bukë, e tjetra pesë vjeç. E kam pas edhe tjetrën 3-vjeç. Fëmijët tjerë më të mëdhenj ecshin se traktori ngushtë shumë. Dy familje jemi kanë aty. Tash 30 vjeç është kjo çika, i ka kry dy fakulteta, edhe kjo tjetra e ka kry fakultetin. Fëmija më i madh i ka 34 vjet, është jashtë në Gjermani. Pastaj dy binjake, djalin 31 vjeç, edhe ai është jashtë”, tregon nëna Remzie për jetën e fëmijëve të saj 22 vite pas luftës në Kosovë.

Fotoreporteri Ridvan Slivova duke i dhuruar fotografinë Remzie Setës

Megjithëse nëna Remzie nuk e kujton momentin kur është shkrepur fotografia, imazhe të qarta të asaj dite ka autori i fotografisë, fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.

“Fotografinë e kam shkrepur në fshatin Makoc, në kolonën e Gollakut, më 19 prill 1999, ku kemi qenë të gjithë, një pjesë e madhe e popullatës që ka frekuentuar Llapin e Gollakun që përfshinë fshatrat. Një kolonë e gjatë që ka vazhduar tri ditë. Prej 19 prill deri më 21 prill”, tregon fotoreporteri, autor i fotografisë.

Fotografi nga kolona e Gollakut më 19 Prill 1999 / Foto: Ridvan Slivova

Në mesin e mbi 2 mijë fotografive të shkrepura në kolona, dhe në mesin e mbi 20 mijë negativëve me fotografi ende të pa realizuara, fotografia e nënës duke ushqyer fëmijët nën najlonin që i mbronte nga shiu, ishte kryesorja e ekspozitave, ftesave e katalogjeve nëpër disa vende të botës.

Slivova ndjeu obligim që për nderë të së kaluarës së hidhur dhe kujtimeve të kësaj periudhe, ta nderonte familjen Seta me këtë fotografi.

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Jeta nën qiell e najlon”

“E kam ndjerë obligim që kësaj familje t’ua dhurojë këtë fotografi, për shkak se në shumë ekspozita që i kam pasur jashtë vendit, por edhe në vendin tonë, së fundi edhe ekspozitën e vitit të kaluar, e kam pasur edhe ne billboardin e ekspozitës, se kjo fotografi ka qenë prezentë gjithkund, sepse më kanë ba me u ndje mirë edhe që të jetë një kujtim për të kaluarën”, thotë Slivova.

Një ditë, shpresojmë në një të ardhme të afërt, do të shohim edhe shumë pamje të tjera të dokumentuara nga fotoreporteri Ridvan Slivova gjatë karrierës së tij mbi 30 vjeçare, që po vazhdon edhe sot me ekipin e Telegrafit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori