LAJMI I FUNDIT:

Përjetimet e luftës në objektivin e fotoreporterit Ridvan Slivova – Familjen dhe aparatin i ruaja si sytë

Ndonëse shpeshherë i rrezikohej jeta, ai përmes syrit të aparatit të tij po e pasqyronte krimin e llahtarshëm dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Fotoreporteri Ridvan Slivova, ka një fond prej mijëra fotografish të periudhës së luftës së fundit të Kosovës, e që realizimi i të cilave e kishte rrezikuar atë personalisht, por edhe familjen e tij.


Ai në një intervistë për Telegrafin ka treguar se punën si fotoreporter e kishte filluar qysh në fillim të viteve 90-ve.

“Si i ri pata filluar të bëjë fotografi, dhe u mësova me kufoma. Në fillim të viteve të 90-ve, e përjetova kur të rinjtë vinin në kufoma nga ish – ushtria jugosllave aso kohe. Kanë qenë viktima edhe fëmijët e vegjël. Nuk më kujtohet saktë viti, por e mbaj mend si rast vrasjen e Fidan Brestovcit nga forcat serbe, i cili ka qenë në klasën e katërt. Gjithmonë jemi takuar me kufoma, me ngjarje rrëqethëse, dhe ishte e vështirë sepse jemi njerëz, kemi ndjenja, sidomos kur tragjedia është mbi popullin tënd, e përjeton ndryshe tragjedinë”, ka theksuar Slivova.

Ai më tutje ka rrëfyer disa prej situata që i ka kaluar e kanë mbetur në arkivin e fotografive të tij, e të cilat sipas tij, ndoshta nuk i kanë as institucionet e vendit.

“Kam takuar kufoma gjysmë të djegura, pa koka, një tmerri vërtetë. Dhuna ndaj meje ka qenë e shpeshtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1999, jam përcjellur në stacionin e policisë rreth 20 herë për shkak të punës që e kam bërë. Nuk e harroj një moment kur ishim së bashku me gazetarët e BBC-së, në vitin 1992, afër Bibliotekës Kombëtare, respektivisht aty ku është kisha ortodokse, kanë qenë disa baraka ku kanë jetuar disa familje shqiptare, edhe janë dëbuar me dhunë. Unë i kam bërë fotografitë, derisa policia serbe duke më rrahur më dërguan në stacion. Pas dy ore ka qenë reagim i njëjte edhe ndaj gazetarit të BBC-së”, ka thënë Slivova.

Ai nuk ka lënë pa përmendu një rast tjetër kur ka qenë prapë në rrezik, e ajo lidhet me një moment në lagjen Kodra e Trimave, kur sipas tij, policia serbe kishte hyrë për të bërë bastisje në kërkim të armëve e fotoreporteri prishtinas po qëndronte në katin e dytë të shtëpisë, për t’i dokumentar ato që po ndodhnin përmes aparatit të tij.

“Rreziku ka qenë evident, por të gjitha këto minimizohen kur qëllimi është i mire, dhe kur anën në profesionale nuk ke dyshim”, ka shtuar Slivova.

Ridvan Slivova – fotoreporteri që përmes aparatit të tij po e dëshmonte krimin serb në Kosovë

Ai ka treguar se gjatë kohës së luftës ai si fotoreporter ka bashkëpunuar edhe me mediat ndërkombëtare, por në fokus materialet e tij i ka dërguar aso kohe në Këshillin për Mbrojtjejen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KLMDNJ), organ i cili po e dëshmonte para botës persekutimin dhe krimin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Vështirësitë kanë qenë, frika ka qenë prezentë. Më shumë jemi frikësuar nga ndonjë masakër se sa thjeshtë nga vdekja nga plumbi. Sepse dikur njeriut i bëhet e njëjtë. Fotografitë e luftës kanë qenë të vështirë të realizohen në aspektin emocional, sepse kemi të bëjmë me pasqyrimin e popullatës civile, e që është e pambrojtur, por që në të njëjtën pozitë kemi qenë ne dhe familjet tona”, ka shtuar Slivova.

Ai, në ekspozitën e hapur në Bibliotekën Kombëtare në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 12 vjetorit të Pavarësisë, e titulluar “Kujtesa e Kosovës, jeta nën qiell e najlon”, ka thënë se aty shfaqen vetëm disa fotografi që ai i ka realizuar gjatë periudhës më të rëndë që po kalonte Kosova.

Sipas tij, ai vite më parë, në shenjë angazhimi për të pasqyruar të vërtetën e Kosovës nëpër botë, ka prezantuar ekspozitën në Pragë, në vitin 2001, e cila ka qëndruar e hapur 15 ditë dhe është vizituar nga 1 milionë njerëz, duke ndikuar që në opinionin e banorëve të Republikës Çeke të kuptohet realiteti që kishte kaluar Kosova.

Ai ka një porosi për të rinjtë, duke thënë se ata nuk duhet ta harrojnë të kaluarën, dhe duhet t’i njohin përjetimet që i kanë kaluar prindërit e tyre vite më parë, jo për tu bërë agresiv dhe hakmarrës, por thjeshtë njohja e të kaluarës do t’i ndihmonte ata ta njohin të ardhmen.

Ndryshe, Slivova gjatë karrierës së tij gati tridekadëshe ka punuar nëpër mediat kryesore të Kosovës, por momentalisht është pjesë e portalit Telegrafi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori