Kërkesa e plotësuar nga ‘Vëllai i Madh’ për Anisa Veselin shkaktoi përplasje në shtëpinë më të famshme në vend.

Kësisoj, pasi u ndëgjua kënga e saj më e re në shtëpi, artistja nisi një debat me Xheneta Fetahun.


Modelja e kritikoi për zë të keq ndërsa Anisa iu kundërpërgjigj se nuk ka vesh për muzikë.

Screenshot 13 2 Foto: Screenshot/YouTube

“Mua nuk më dukesh se ki zë”, u shpreh Xheneta.

Ajo më pas vazhdoi duke i thënë: “A më pyete edhe unë ta dhashë përgjigjen e sinqertë”.

Screenshot 14 3 Foto: Screenshot/YouTube

Në diskutim u përfshinë edhe të tjerët, disa nga të cilët e pëlqyen këngën e re të Anisës.

Veseli më pas i tha Fetahut se as asaj nuk i duket për modele, meqë e ka profesion. /Telegrafi/