LAJMI I FUNDIT:

Thyhet rekordi botëror i nxehtësisë në oqeane

Thyhet rekordi botëror i nxehtësisë në oqeane

Oqeanet kanë arritur temperaturën e tyre më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ku po ka pasoja të tmerrshme për shëndetin e planetit tonë.

Temperatura mesatare ditore globale e sipërfaqes së detit ka thyer një rekord të vitit 2016, sipas shërbimit të Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike Copernicus.


"Zjarret janë mallkimi i shekullit tonë" - çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Portugalisë?
Lexo po ashtu "Zjarret janë mallkimi i shekullit tonë" - çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Portugalisë?

Ajo arriti në 20.96 gardë Celsius dhe kjo është shumë më e lartë se sa mesatarja për këtë periudhë të vitit, raporton bbc.

Oqeanet janë një rregullator jetik i klimës. Ata thithin nxehtësinë, prodhojnë gjysmën e oksigjenit të Tokës dhe nxisin ndryshmet e motit.

Ujërat më të ngrohtë kanë më pak aftësi për të thithur dioksid karboni, që do të thotë se më shumë nga ai gaz që ngroh planetin do të qëndrojë në atmosferë. Dhe gjithashtu mund të përshpejtojë shkrirjen e akullnajave që derdhen në oqean, duke dërguar në një rritje më të madhe të nivelit të detit.

Oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor. Ekspertët paralajmërojnë se mund të preken rezervat e peshkut.

Si temperaturat e larta mund të revolucionarizojnë mënyrën se si ne punojmë?
Lexo po ashtu Si temperaturat e larta mund të revolucionarizojnë mënyrën se si ne punojmë?

Disa kafshë grabitqare, duke përfshirë peshkaqenët, mund të bëhen agresive pasi ngatërrohen në temperatura më të nxehta.

Rekordi i thyer i temperaturës pason një seri valësh të nxehta detare këtë vit, duke përfshirë Atlantikun e Veriut, Mesdheun dhe Gjirin e Meksikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori