LAJMI I FUNDIT:

Si temperaturat e larta mund të revolucionarizojnë mënyrën se si ne punojmë?

Si temperaturat e larta mund të revolucionarizojnë mënyrën se si ne punojmë?

Për të shmangur temperaturat e larta, njerëzit mund të bëjnë më shumë pushime, të punojnë me orare më të shkurtra ose të punojnë gjatë natës.

Ky muaj që po lëmë pas është raportuar se është korriku më i nxehtë për pjesën më të madhe të Evropës Jugore që po përballet me temperatura të larta, të cilat arritën mbi 40 gradë Celsius, raporton euronews.


Biden me plan për mbrojtjen e qytetarëve amerikanë nga 'nxehtësia ekstreme'
Lexo po ashtu Biden me plan për mbrojtjen e qytetarëve amerikanë nga 'nxehtësia ekstreme'

Është e vështirë të mendosh se, përballë një vape kaq ekstreme, ne mund të vazhdojmë me punuar si zakonisht, ku punëtorët e ndërtimit duhet të kalojnë orë të tëra nën diellin përvëlues dhe punonjësit që detyrohen të punojnë 8 deri në 9 orë në ditë në ndërtesa pa ajër të kondicionuar, transmeton Telegrafi.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) mbi ndikimin e stresit të nxehtësisë në produktivitetin e punës dhe punën e denjë, temperaturat mbi 39 gradë Celsius mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin apo edhe të shkaktojnë vdekjen e punëtorëve.

Verën e kaluar, rreth 61 mijë njerëz vdiqën në Evropë për shkak të nxehtësisë ekstreme, sipas një raporti të fundit.

“Valët e të nxehtit shkaktojnë nervozizëm dhe njerëzit punojnë me një ritëm më të ngadaltë”, tha për Euronews, Julie Davies, profesore në UCL Global Business School for Health.

“Nxehtësia ul nivelin e përqendrimit të punëtorëve, shkaktojnë lodhje dhe mund të jenë shumë të rrezikshme për punëtorët që operojnë në role kritike për sigurinë. Bizneset mund të detyrohen të ndërpresin punën gjatë orëve më të nxehta dhe të humbasin klientët, gjë që mund të rrit numrin e papunësisë shkaku i mbylljes së bizneseve, e cila do ta dëmtonte ekonominë”, deklaroi ajo.

Zjarret po shkatërrojnë zonat turistike të Greqisë sjell pamje dramatike nga Lamia
Lexo po ashtu Zjarret po shkatërrojnë zonat turistike të Greqisë sjell pamje dramatike nga Lamia

Davies mendon se “ne kemi nevojë për disa ndryshime urgjente” në ligjin tonë të punës, “veçanërisht për njerëzit që duhet të punojnë në ambiente të jashtme, të cilët duhet të udhëtojnë ose janë në ndërtesa ku nuk ka ajër të kondicionuar”, pohoi profesoresha.

“Punëdhënësit e kanë për detyrë të organizojnë punë fleksible dhe të flasin me punëtorët e tyre për atë që funksionon dhe çfarë mund t’i vrasë ata – por ajo që na nevojitet është një vendim ligjor për temperaturat maksimale që do të lejohen në vendin e punës”, shtoi Davies.

‘Siesta’ lëviz drejt veriut

Ndërsa ligji rreth punës në vapë nuk është sjell ende dhe me temperaturat gjithnjë e më të larta në shumë vende anembanë Evropës – të cilave u mungojnë rregulloret për temperaturat maksimale në vendin e punës – punëtorët në të gjithë kontinentin tashmë po përshtaten me nxehtësinë.

Faqja gjermane e lajmeve, RND raportoi në fillim të këtij muaji se zyrtarët e shëndetit publik në vend u rekomandonin punëtorëve të bënin një pushim në mesditë, diçka si “siesta” spanjolle, për të shmangur orët më të nxehta të ditës.

Termometri gjigant në Kinë regjistroi temperaturën prej 80 gradë Celsius, turistët kureshtarë me kapele e çadra bënin selfie
Lexo po ashtu Termometri gjigant në Kinë regjistroi temperaturën prej 80 gradë Celsius, turistët kureshtarë me kapele e çadra bënin selfie

“Ne duhet t’i përshtatemi qasjes në punë sikurse vendet jugore kur bëhet fjalë për temperaturat e larta: të zgjohesh herët, të jesh produktiv në mëngjes dhe të bësh një pushim rreth mesditës është një koncept që duhet të adoptojmë në muajt e verës”, pohoi Johannes Niesen, kreu i Shoqatës Federale të Mjekëve të Shëndetit Publik në Gjermani (BVOGD).

Ndryshimi i orarit të punës

Njerëzit në vendet e nxehta dhe të lagështa tashmë po ndryshojnë oraret e tyre të punës për të shmangur sforcimin e tyre në mes të ditës, kohë kur zakonisht rritet rreziku për mirëqenien tonë.

“Një kolegu im në Indi më tha se fëmijët e shkollave në disa pjesë të vendit tani shkojnë në shkollë në 5 të mëngjesit dhe ata kthehen në 9 të mbrëmjes për të shmangur vapën”, tha Davies.

Një model pune miqësor ndaj nxehtësisë mund të përfshijë më shumë orë pune gjatë mbrëmjes dhe më shumë pushime gjatë ditës – si dieta spanjolle.

Një studim i publikuar në vitin 2021 në Nature Communications zbuloi se rreth 30 për qind e orëve të punës që po humbasim aktualisht për shkak të nxehtësisë mund të rikuperohen nëse ndryshojmë orarin tonë për të përqafuar orët më të freskëta të ditës.

“Zgjidhjet përfshijnë legjislacionin kombëtar të punësimit për të mbrojtur punëtorët dhe për të edukuar pronarët për rreziqet e hipertermisë dhe përgjegjësitë e tyre ligjore”, tha Davies.

Si po ndikojnë zjarret në sezonin turistik të Greqisë?
Lexo po ashtu Si po ndikojnë zjarret në sezonin turistik të Greqisë?

“Ne duhet të investojmë në infrastrukturë, analiza dhe komunikime të të dhënave klimatike, kultura në vendin e punës, zhvillim të aftësive dhe të përmirësojmë mënyrën se si mund ta parandalojmë stresin që na shkakton nxehtësia”, vazhdoi ajo.

“Punëdhënësit dhe punonjësit duhet të punojnë së bashku për të krijuar hapësirë për dialog të rregullt. Punëdhënësit duhet të bien dakord për rregullime të drejta dhe të arsyeshme të orarit të punës dhe masave të tjera të sigurisë, shëndetit dhe mirëqenies në punë kur ka temperatura të larta”, përfundoi profesoresha. /Telegrafi/